Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Europë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Europë, pas Moldavisë , Shqipëria në vendin e shtatë.
Renditja e Kosovës si vendi i dytë më i varfër në Europë, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuara nga World Atlas, ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues të bizneseve, ekonomistë dhe partitë opozitare.
Raporti e vendos Kosovën menjëherë pas Moldavisë për GDP për kokë banori sipas fuqisë blerëse, ndërsa kritikat janë fokusuar te varësia nga remitencat, rritja e çmimeve, papunësia dhe mungesa e prodhimit vendor.
Sipas raportit, Kosova ka GDP për kokë banori rreth 20,400 dollarë, ndërsa ekonomia vazhdon të mbështetet kryesisht në shërbime, ndërtimtari, tregti dhe remitanca nga diaspora.
Sipas vlerësimeve, paratë që dërgojnë kosovarët që jetojnë jashtë vendit përbëjnë rreth 15 për qind të GDP-së së vendit, një nga nivelet më të larta në Europë.
“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe mbetet shteti më i ri në Evropë. Ekonomia e saj është e vogël dhe e orientuar kryesisht nga shërbimet, ku ndërtimtaria, tregtia dhe remitencat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik.
Remitencat nga diaspora kosovare, e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri arrijnë rreth 15 për qind të GDP-së, një nga nivelet më të larta në botë. Rritja reale ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4 për qind gjatë pesë viteve të fundit, por papunësia tek të rinjtë mbetet afër 30 për qind dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë as në punë dhe as në arsim apo trajnim”.
10 vendet më të varfëra në Europë:
- Moldavia — rreth 19,700 dollarë,
- Kosova — rreth 20,400 $,
- Ukraina — rreth 21,000 $,
- Bosnja dhe Hercegovina — rreth 22,800 $,
- Maqedonia e Veriut — rreth 24,300 $,
- Bjellorusia — rreth 25,500 $,
- Shqipëria — rreth 25,600 $,
- Serbia — rreth 28,500 $,
- Mali i Zi — rreth 31,000 $ dhe.
- Bullgaria — rreth 36,000 $.
Pas publikimit të raportit, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, reagoi ashpër duke e quajtur situatën shqetësim kombëtar dhe dështim institucional.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron shqetësim kombëtar dhe dështim institucional faktin që Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Europë. Ky raport është pasqyra më e qartë e degradimit ekonomik që po i ndodh Kosovës ndër vite”, deklaroi Shahini.
Ai tha se bizneset po përballen me kosto të larta të energjisë, mungesë të mbështetjes shtetërore dhe pasiguri ekonomike, derisa shtoi se Kosova “po vazhdon të mbijetojë nga diaspora, importi dhe konsumi”.
“Është turp ekonomik dhe institucional që Kosova sot renditet pas shumicës së vendeve të rajonit, ndërsa qytetarët po largohen masivisht nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike”.
Reagime pati edhe nga opozita. Zyrtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se raporti i FMN-së përputhet me gjendjen reale ekonomike në vend.
“Derisa Kurti qe gjashtë vjet e ka gojën plot propagandë për ‘zhvillim e lulëzim ekonomik’, vendi ynë po përballet me varfëri të thellë. Këtë nuk e thotë vetëm WorldAtlas, por edhe institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN-ja”, deklaroi Bajrami.
Ajo shtoi se rritja e çmimeve po e rëndon jetën e qytetarëve dhe se pagat kanë humbur vlerë për shkak të inflacionit.
“Jeta për shumë qytetarë është bërë e papërballueshme, sepse pagat e tyre, me këto çmime, kanë humbur vlerë, andaj qytetarët janë të zhytur në kredi”, tha ajo.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas raportimeve të fundit për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik në Evropë, duke ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend.
Hamza ka deklaruar se Kosova është renditur ndër dy vendet më të varfra në Evropë, me vetëm Ukrainën, e cila ndodhet në gjendje lufte, para saj.
“Kosova u rendit ndër dy vendet më të varfra në Europë, me vetëm Ukrainën, e cila është në gjendje lufte, para nesh. Një lajm që duhet të na shqetësojë të gjithëve, sepse tregon qartë kah po rrëshqet vendi ynë”.
Sipas tij, kjo gjendje po reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe familjeve kosovare, të cilat po përballen me vështirësi ekonomike, rritje çmimesh dhe mungesë perspektive për të ardhmen.
Ai ka kritikuar qeverisjen e viteve të fundit, duke thënë se fokusi i pushtetit ka qenë në përçarje dhe propagandë, në vend të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Viteve të fundit, energjia e pushtetit është harxhuar në përçarje, propagandë dhe konflikte të pafundme politike, ndërkohë që qytetarët kanë mbetur të vetmuar përballë çmimeve të larta, pasigurisë dhe mungesës së perspektivës”.
Edhe Burim Ramadani nga AAK reagoi pas raportit duke deklaruar se “Kosova është në garë me Moldavinë për keq”.
“Propaganda nuk e rrit pagën, nuk e ul çmimin e rrymës, nuk hap vende të reja të punës dhe nuk hap fabrika. Këto përmirësohen kur ka investime, biznes aktiv, prodhim dhe eksport”, shkroi ai.
Ndërkohë, ekonomisti Arben Mustafa, e lidhi renditjen me, siç tha ai, “krizat politike dhe mungesën e rezultateve reale në ekonomi”.
“Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e keqqeverisjes së Vetëvendosjes, që për vite me radhë i solli Kosovës vetëm kriza politike, propagandë dhe mashtrim. Asnjë rezultat real në ekonomi”.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar së fundmi në Londër se qeveria e tij ka arritur “rritje ekonomike mesatare prej 6 për qind për pesë vite”.
Lidhur më këtë ka folur edhe ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, duke thënë se në qeverisjet e kaluara Kosova ka qenë e fundit, duke shtuar se Kosova tash ka shënuar ngritje.
“Po të ishte gazetaria si duhej do ta kishte shpërfaq gjithë trendin si ka qenë, pra Kosova ka qenë e fundit kur ne kemi marrë qeverisjen dhe tash kemi ngritje më lartë në atë tabelën e rangimit. Në fakt nëse shihet viteve të kaluara, pra deri në vitin 2019 diferenca e Kosovës me vendet e tjera ka shku duke u rrit, pra vendet tjera i kanë ik Kosovës, kurse tash lëre që e kemi ngushtu diferencën por edhe e kemi kalu një shtet dhe presim që shumë shpejtë ky trend të vazhdojë dhe nëse vazhdon ky trend dhe qeverisja e mirë t’i kalojmë edhe shtetet e tjera”, ka thënë Murati.
Megjithatë, FMN-ja ka paralajmëruar se rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.3 për qind gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni ka vazhduar rritjen. Sipas ASK-së, inflacioni arriti në 7.5 për qind në prill 2026, ndërsa energjia elektrike u shtrenjtua për 17.4 për qind.
Në listën e FMN-së për vitin 2025, Moldavia renditet si vendi më i varfër në Evropë me rreth 19,700 dollarë GDP për kokë banori, ndërsa Kosova vjen e dyta me rreth 20,400 dollarë. Pas saj renditen Ukraina me rreth 21,000 dollarë, Bosnja dhe Hercegovina me 22,800 dollarë dhe Maqedonia e Veriut me rreth 24,300 dollarë.
Raporti tregon se, ndonëse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje në vitet e fundit, vendi vazhdon të mbetet ndër ekonomitë më të dobëta në Europë për nga standardi ekonomik dhe fuqia reale blerëse e qytetarëve.
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
