Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhuron 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti tragjik në Turqi

Shqipëria dhuron 1 milionë euro për të prekurit nga

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Vendi ynë iu bashkua fushatës “Turqia një zemër”, ku kryeministri Edi Rama dha një mesazh ngushëllimi për të prekurit nga tërmeti dhe jetët e humbura.

Në mesazhin e tij, Rama thekson ndihmën që Turqia ka ofruar për Shqipërinë në më 26 Nëntor 2019 kur vendi u godit nga një tërmet i fortë që la pas 51 viktima dhe shumë të plagosur.

“Ne dërguam ekipet tona të ndihmës për të ndihmuar sa të mundëm. Ne e dimë se jemi një vend i vogël. Nuk kemi harruar atë që Turqia dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri për ne në tërmetin e 2019. Ne bëmë maksimumin për të mbështetur popullin turk. Jemi gati ta bëjmë. Falë përpjekjeve fantastike të Turqisë, jam i sigurt se gjithçka do të jetë e suksesshme,” tha Rama.

Të fundit