Flash News

E-TJERA

Shqipëria ‘gjunjëzon’ Çekinë 3-0, një hap larg Gjermanisë në “Euro 2024”

Shqipëria ‘gjunjëzon’ Çekinë 3-0, një hap

Kombëtarja kuqezi është më pranë se kurrë kualifikimit në kampionatin e Euro2024. 

Pas fitores së thellë ndaj Çekisë, me rezultatin 3-0 tashmë Shqipëria kryeson grupin E, duke marrë kryesimin e grupit E me 13 pikë.

Goli i parë u shënua nga Jasir Asani në minutën e 9-të të ndeshjes.

Emocionet u shtuan në pjesën e dytë ku Taulant Seferi ia ka dalë të realizojë dy gola në pjesën e dytë, një në minutën ’51 dhe një tjetër në minutën e 73-të.

Ishte Mirlind Daku që asistoi te Seferi në minutën e 73-të për rezultatin 3-0 dhe këtu gjithçka ka mbaruar, me Shqipërinë që po i fiton tri pikë të reja ndaj Çekisë.

Pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja kuqezi ka dhe dy ndeshje të tjera për të luajtur me Moldavinë në Moldavi si dhe ndeshja e fundit është me ishujt Faroe në Tiranë. Nëse ne arrijmë që të fitojmë të paktën një prej këtyre ndeshjeve, zyrtarisht marrim pjesë në Euro24 në Gjermani.

Të fundit