Flash News

E-TJERA

Shqipëria ja kalon botës, zë vendin e parë për çmimin e karburanteve

Shqipëria ja kalon botës, zë vendin e parë për

Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë shkaktuar shqetësim tek pjesa më e madhe e popullsisë, ku shpesh bëhet krahasimi me vendet e tjera të Europës, por me standardet shumë më të ulta se to.

Faqja amerikane Reddit që është e specializuar në grumbullimin e statistikave ka treguar se vendi ynë kryeson në të gjithë botën për çmimin e karburantit me 26.59%.  Këto të dhëna janë marrë duke u bazuar në grafikët e faqeve si Numbeo dhe Trading Economics.

Studimi është bërë në raportin mes pagës mesatare mujore dhe sa kushton për të mbushur serbatorin e makinës prej 60 litrash plot.

Shqipëria është pasuar nga Pakistani, Filipinet dhe Ghana. Ndërkohë vendet të cilat janë renditur me çmimet më të ulëta në krahasim me rrogën mujore kanë rezultuar Venezuela, SHBA-ja, Australia gjithashtu dhe Kanada-ja.

Të fundit