Flash News

E-TJERA

“Shqipëria kundër shpopullimit”/ Nis në Lushnje lëvizja e parë patriotike kundër Ramës

“Shqipëria kundër shpopullimit”/ Nis në Lushnje

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, ka njoftuar se do të nisë një lëvizje kundër shpopullimit të Shqipërisë. 

Me anë të një postimi në Facebook, Kalaja njofton  se kjo lëvizje do të fillojë ditën e nesërme në Lushnjë duke zhvilluar një tryezë diskutimi me qytetarët dhe do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me temë “Shqipëria kundër shpopullimit”.

Postimi i plotë:

Tragjedia më e madhe që po i ndodh atdheut tonë është braktisja e vendit. Nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë, por me axhendë të shpopullimit të Shqipërisë. Kjo e vërtetë e madhe nuk i thuhet shqiptarëve, por manipulohet dhe zbukurohet nga politikanët dhe studiot televizve. Ky plan ogurzi i gatuar në kuzhinat antishqiptare dhe i mbështetur nga një kryeministër shipfolës, ka për qëllim të përzejë shqiptarët. Ikja nga dheu yt shkatërron familjen dhe shkatërrimi i familjes, shkatërron kombin. Ata duan që të jemi sa më pak, që të na blejnë votën dhe të na sundojnë duke na nxirë jetën dhe që ne të dorëzohemi dhe të ikim nga sytë këmbët.

Prandaj një grup intelektualësh që vendosin Shqipërinë para partisë, po organizohen dhe do zhvillojnë tryeza diskutimi me qytetarët në të gjitha qytetet e Shqipërisë me temën:

“Shqipëria kundër shpopullimit”.

Lëvizja e parë fillon në Lushnje, me 19 tetor, ora 18:00, tek “Eldon Park”.

Ne nuk marim fonde, nuk mbështetmi nga askush, i kërkojmë ndihmë vetëm atyre që janë si ne.

Të fundit