Flash News

E-TJERA

Shqipëria nis epokën 'Maran', publikohet lista e parë e Kombëtares për miqësoret e qershorit

Shqipëria nis epokën 'Maran', publikohet lista e parë e

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar këtë të enjte listën e parë të futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Këto do të jenë edhe sfidat debutuese të teknikut italian në stolin kuqezi.

Kombëtarja shqiptare do të përballet fillimisht me Izraelin më 3 qershor, ndërsa tri ditë më pas do të luajë ndaj Luksemburgut, me të dyja ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin "Air Albania".

Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj. Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria nis epokën 'Maran', publikohet lista e parë e

Të fundit