Flash News

E-TJERA

Shqipëria pret për herë të parë takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit

Shqipëria pret për herë të parë takimin e 70-të

Shqipëria do të presë në pranverën e vitit 2024 për herë të parë takimin e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video në rrejtën e tij social Facebook, me bukuritë e natyrës së vendit tonë, por edhe momente nga aktivitete sportive apo koncerte.

Ky është takimi i shtatëdhjetë i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të fundit