Flash News

E-TJERA

Shqiptari bllokohet poshtë mjetit teksa po punonte tokën, vdes në vend

Shqiptari bllokohet poshtë mjetit teksa po punonte tokën, vdes në

Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar Rrok Gjoni, ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, teksa 66-vjeçari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor, kur ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Shqiptari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit