Flash News

E-TJERA

Shqiptari qëllon me thikë ish-të dashurën në Vjenë

Shqiptari qëllon me thikë ish-të dashurën në Vjenë

Një 39-vjeçare ka mbetur e plagosur me thikë në shpinë dhe shpatull nga ish i dashuri i saj në Vjenë-Liesing.

Mediat vendase bëjnë me dije se burri me origjinë nga Kosova në të njëjtën moshë ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë. Vetëm kur një kalimtar i rastësishëm ka lajmëruar policinë, i dyshuari e ka lëshuar gruan dhe ka ikur.

Zyrtarët e njësisë speciale Ëega arrestuan burrin pranë vendit të krimit në hyrje të bypass-it juglindor. Gruaja mori kujdes urgjent mjekësor nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe u dërgua në spital. Jeta e saj nuk është në rrezik. Thika e përgjakur ishte ende në vendin e krimit dhe u konfiskua.

I dyshuari ka refuzuar të dëshmojë. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës ka marrë përsipër hetimet për tentativë vrasjeje.

Të fundit