Flash News

E-TJERA

Shqiptari terrorizon italianët, del në rrugë dhe nis të gjuajë me armë

Shqiptari terrorizon italianët, del në rrugë dhe nis të

Një 31-vjeçar shqiptar ka terrorizuar fqinjët në Itali. I riu është arrestuar në Pavia të Italisë mbrëmjen e së martës, pasi qëlloi dy herë me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste.

Pas arrestimit, ai deklaroi se kishte gjuajtur me armë pasi ishte i mërzitur.

Sipas mediave italiane, pasi ka qëlluar në ajër, një prej fqinjëve të tij ka dalë në dritare, ndërsa 31-vjeçari i është kthyer ashpër dhe i ka kërkuar që të futet menjëherë në banesë, përndryshe do ta qëllonte.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe armën, e cila ishte e mbushur dhe gati për qitje.

Të fundit