Flash News

E-TJERA

“Shqiptaria është me Shkupin”, studentët protestë në Tiranë për provimet në gjuhën shqipe

“Shqiptaria është me Shkupin”, studentët

Studentë nga Universiteti i Tiranës dhe ai i Prishtinës janë mbledhur këtë të martë në sheshin “Skënderbej”, për të protestuar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Nën sloganin  “Shqiptaria është me Shkupin”, të rinjtë kanë marshuar drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola me mesazhe solidariteti.

Mes thirrjeve patriotike dhe këngëve kombëtare, studentët theksuan se protesta është qytetare dhe jo politike.

Me pankartën “Ne jemi bashkë” dhe thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar”, protestuesit deklaruan se do të vijojnë reagimin e tyre deri në plotësimin e kërkesës për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe për studentët shqiptarë në Shkup.

Të fundit