Flash News

E-TJERA

Shtyhet deri më 15 nëntor Censi i Popullsisë

Shtyhet deri më 15 nëntor Censi i Popullsisë

Censi i Popullsisë është shtyrë deri më 15 nëntor. Këtë e bëri me dije drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli gjatë një deklarate për mediat.

Ajo tha se nuk ka përfunduar regjistrimi i popullsisë në disa bashki të vendit, ndaj është vendosur që të shtyhet afati.

“Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet rreth 3% e zonave në të gjithë territorin e Shqipërisë, ende nuk janë numëruar. Për këtë arsye në disa zona të bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 Nëntor 2023”, u shpreh Dhuli.

Ndër të tjera, drejtoresha e INSTAT referuar qytetarëve që kanë dhënë deklarime të rreme ose kanë refuzuar, u shpreh se nuk ka pasur gjoba.

Të fundit