Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Arben Ahmetajn, shkak mungesa e njoftimeve

Shtyhet seanca për Arben Ahmetajn, shkak mungesa e njoftimeve

Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe personave të tjerë të përfshirë në proces, për shkak se disa prej të pandehurve nuk janë njoftuar ende zyrtarisht.

Burime nga seanca bëjnë me dije se shtyrja erdhi si pasojë e mosplotësimit të procedurave ligjore të komunikimit për disa nga të akuzuarit në këtë çështje.

Seanca e ardhshme është planifikuar të mbahet më 15 qershor, datë në të cilën pritet të jenë përmbushur të gjitha procedurat e nevojshme dhe procesi të vijojë në fazën paraprake të shqyrtimit gjyqësor.

Të fundit