Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Fredi Belerin, kërkohet dorëheqja e një prej anëtarëve të trupit gjykues

Shtyhet seanca për Fredi Belerin, kërkohet dorëheqja e një

Seanca e radhës për Fredi Belerin do të mbahet më 17 tetor në orën 13:00.

Avokatët e Belerit kanë kërkuar tërheqjen e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda, me argumentin se ka shqyrtuar më parë një kërkesë dhe e ka rrëzuar.

Ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.

Të fundit