Flash News

E-TJERA

Si trafikohet nafta ruse në Shqipëri? Anija me flamurin liberian dyshohet se u ngarkua në ujërat greke

Si trafikohet nafta ruse në Shqipëri? Anija me flamurin liberian

Policia shqiptare sekuestroi një anije me flamur Liberian që kontrabandote 22.500 ton naftë nga Rusia drejt Shqipërisë.

Mediat e huaja shkruajnë se ndoshta ishte naftë ruse që anija pomponte nga një cisternë tjetër në ujërat greke, praktikë për të cilën Greqia po përballet me kritika nga BE.

Anija me flamur liberian u ndalu me dyshimin për anashkalim e sanksioneve për eksportin e naftës ruse.

Anija Grace Felix duhej të shkarkonte 22.500 ton naftë në portin e Porto Romanos në Durrës. Policia tha se bëhej fjalë për naftë ruse, të cilën anija e kishte nxjerrë nga një cisternë tjetër në ujërat greke.

Bashkë me anijen u ndalua edhe ekuipazhi prej 22 anëtarësh.

BE-ja, së bashku me grupin G7 të vendeve të përparuara ekonomikisht dhe Australinë, vendosën një çmim maksimal prej 60 dollarë për fuçi naftë ruse të transportuar nga deti më 5 dhjetor. Nëse ky kufi tejkalohet, ndalohet transportimi i naftës dhe sigurimi i transportit të saj. . Më 5 shkurt hynë në fuqi edhe tavanet e çmimeve për produktet ruse të naftës.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE. Qeveria mbështeti plotësisht sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore dhe vendet e tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Të fundit