Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana, këtë të mërkurë, u trajtuan dëshmitë e të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit në lidhje me urdhrat e dhëna nga Laert Haxhiu për disa nga ekzekutimet më të bujshme të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.
Pas vrasjes demostrative të Kleanthi Koçit në vitin 1999, Skerdilajd Konomit, në vitin 2021 dhe Ravik Gurrës në 2019, askush më tej nuk kishte guxuar të ngrinte dorë ndaj njerëzve të drejtësisë. Ose të paktën krimi nuk ishte afruar kurrë më kaq pranë një magjistrati deri aty sa të kërcënonte seriozisht jetën e tij dhe të familjes, deri në eliminimin e tyre fizik.
Laert Haxhiu, një kriminel i sprovuar dhe i pamëshirshëm, njeriu i cili në këtë histori të gjatë dhune dhe gjaku, nuk kurseu as kushëririn e tij, të cilin pasi e torturoi e hodhi të lidhur në liqen, porse sikur të ishte armiku i tij më i egër, duket se e kishte po aq seriozisht kur thuri planin e radhës për eliminimin fizik të dy prokuroreve.
Prokurorë që sipas tij ia kishin sjellë në majë të hundës me hetimet që kishin hapur ndaj tij dhe që për këtë meritonin të hiqeshin qafe në çdo mënyrë. Duke mos kursyer lëndimin te njerëzit e saj më të dashur, të cilëve, sipas tashmë të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, kreu i grupit kriminal në Lushnjë, kishte urdhëruar ndjekjen në çdo hap të tyrin, pa kursyer këtu as fëmijët.
Rrëfime të cilat zbuluan edhe skenarin ogurzi se si Laert Haxhiu, kishte në kokë një plan konkret për vrasjen e një prokuroreje të SPAK dhe një ish-prokurore në Lushnjë. Kjo prokurore e SPAK do të ishte Doloreza Musabelliu, e njohur edhe si prokurorja e dosjeve të forta, e cila nuk do ta mendonte se fundi i shtatorit do të ishte për të po kështu dita e fundit kur do të kapërcente e vetme pragun e gjykatës. Kjo pasi në mbrëmje forca të shtuara të policisë do të ishin të pranishme në perimetrin e banesës së saj për ta marrë në mbrojtje. Nga personazhi flegmatik i botës së krimit, i dënuar tanimë me 18 vite burgim, ndërsa është në gjykim ende për masakrën e Lushnjës me dy të vrarë dhe dy të plagosur të ndodhur në vitin në 2017.
“Laerti po bënte plan për të goditur Doloreza Musabelliun, prokuroren e çështjes së tij në SPAK. Laerti duhet të ketë patur njeri pranë saj që e vëzhgonte, sepse ai kishte të dhëna të sakta për shtëpinë e saj, zyrën e bashkëshortit të prokurores që është avokat dhe të gjitha lëvizjet që ajo bënte. E kemi ndjekur prokuroren dhe njëherë e kemi fotografuar në një market. Laerti më tha që fotot e fëmijëve do tja dërgonim burrit të prokurores, për të parë sesi ai reagonte. Ai thoshte që prokurorja Musabelliu po iu prishte punë, pasi kishte dënuar dy miqtë e tij, Anterio Kaloshi e Orgest Bilbili. Ai thoshte se prokurorja po iu bëhej pengesë”, ka deklaruar i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.
Por, Laert Haxhiu duket se e nuk e kishte inatin vetëm me prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu. I ndjerë i rrethuar tashmë nga drejtësia që e kishte vendosur në darë, ai njëkohësisht planifikon edhe një tjetër vrasje brenda radhëve të dosjeve të tij të hapura.
Gjyqtarja në plan këtë herë për tu eliminuar, sipas gjithmonë rrëfimit të këmbëzës së tij, të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, është ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila në korrik të vitit 2023 u shkarkua nga shkalla e parë e Vettingut, ndërsa gjatë ushtrimit të detyrës ajo kishte hetuar masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Të plagosur mbetën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu, por që shënjestër e krimit atëkohë ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare. Sot Bare po vuan dënimin e përjetshëm, por që është kundërshtari i përbetuar i Laert Haxhiut, me të cilin ruajnë një urrejtje të vjetër.
Sipas të dhënave të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, arsyeja përse Laert Haxhiu, kërkonte eliminimin e prokurores Merita Selimi, është fakti se kjo e fundit arriti të dokumentonte se organizatori i masakrës në Lushnjë ishte pikërisht Laert Haxhiu, i cili nga hetimet rezultoi se veproi bashkë me dy miqtë e tij, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Ndërsa Laert Haxhiu, priste që ta mbyllte sipas mënyrës së tij të kërcënimit dosjen, prokurorja Selimi, pasi doli në konkluzionin se kishte zbuluar një grup kriminal, vendosi që të shpallë moskompetencë për dosjen dhe ia kaloi atë SPAK, konkretisht prokurores, Doloreza Musabelliu. Me kërkesë të kësaj prokurore, gjykata dënoi me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy miqtë e Laert Haxhiut, ndërsa për këtë të fundit, vijon ende gjykimi. Por, këto nuk ishin të vetmet bëma të grupit të Laert Haxhiut, personazhit të botës së krimit që sot qëndron i ndaluar në Greqi.
Artan Tafani, njeriu të cilin ai e kishte përdorur në disa ekzekutime dhe që ka dijeni për shumë nga këto ngjarje, tha për hetuesit gjatë zbërthimit të tij, se Laert Haxhiu kishte ndërmend të vriste edhe avokatin, Adriatik Doga. Ky i fundit në një dalje për mediat u përpoq të hidhte poshtë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, por Operacioni ‘Never Forget’, (Kurrë nuk harrojmë) do të ishte vetëm hapja e kutisë së pandorës për një seri vrasjesh të ndodhura në harkun kohor të viteve në fundit, në disa zona të Shqipërisë, por të shpërndara edhe në Greqi. Pikënisja ishte pikërisht te grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, ku mes të arrestuarve ishte edhe e dashura e tij, Klea Gjata. Rrëfime të të penduarit, Artan Tafani, që hodhën dritë mbi gjashtë vrasje, 4 të ndodhura në Shqipëri dhe 2 në Greqi.
Eliminime të dhunshme, atentate me eksploziv, por dhe grabitje me armë që u zbuluan vetëm pas ndjekjes së gjurmëve të këtyre pamjeve filmike. Momenti kur Artan Tafani i maskuar me maskë anticovid dhe me armë në dorë, grabit një Exchange në zonën e Astirit. Grabitje e kryer në muajin qershor, ku ai shfaqet teksa kërcënon punonjëset dhe pasi merr 30 mijë euro largohet me biçikletë, ishte mënyra se si policia ra në gjurmët e Tafanit ishte nëpërmjet pajisjes së sofistikuar, IMCI CATCHER.
Tafani u arrestua vetëm disa muaj pas grabitjes së kryer në zonën e Astirit, në një hotel në Lushnjë, pasi hetuesit i vendosën përpara prova të pakundërshtueshme që e implikonin atë në vrasjen e Alban Semakut, alias Elton Mermalit. Në këto kushte Tafani vendosi të flasë dhe të zbërthejë edhe krimet e bandës së Laert Haxhiut, në vitet e fundit.
Por si u vra Alban Semaku, alias Elton Mermali, i cili thuhet se kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, i kryer nga banda e Lushnjës e drejtuar nga Aldo Bare, por që emrin e tij e nxori në dritë atëkohë i penduari Petrit Lici. Vitet e fundit, Semaku ishte kthyer në një përdorues të lëndëve narkotike dhe nuk kishte shumë ditë që kishte dalë nga burgu kur u gjet i ekzekutuar në Peqin. Artan Tafani tregoi përpara hetuesve se sapo Laert Haxhiu mësoi se Semaku ishte liruar nga burgu, thuri një plan për ekzekutimin e tij dhe për ta mundësuar këtë plan. Tafani tha se e nxori nga shtëpia duke i premtuar se do ti gjente drogë, teksa i rrëfeu se e priti Semakun para shtëpisë me makinën e tij dhe sapo ai mbërriti, ata u nisën drejt Peqinit.
“Unë dhe Eltoni konsumonim drogë sëbashku. Ai kishte dalë nga burgu dhe Laerti e kishte marrë vesh dhe më dha urdhër që ta vrisja. Kam shkuar me makinën time dhe e kam pritur afër shtëpisë. Ai erdhi dhe u nisëm drejt Peqinit se i kisha thënë do i gjeja drogë.
Kur mbërritën në Peqin ndaluam në një zonë që i thashë se ishte droga. Atë moment e qëllova me plumb pas koke”, ka deklaruar Tafani sipas dosjes hetimore.
Nga provat e mbledhura në vendngjarje, por edhe dëshmia e tashmë të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, por edhe ballafaqimi i fakteve, u provua se ishte ai pikërisht autori i vrasjes së Alban Semakut. Ndërkohë grupi hetues, arriti në konkluzionin se pas kësaj vrasje, urdhëruesi ishte Laert Haxhiu.
“Më datë 17 Tetor 2021 rreth orës 10:00, në lagjen Çezmë, Peqin është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale ndër të tjera u gjetën dhe u sekuestruan dy gëzhoja në formë cilindrike në ngjyrë si të bronxit me kapsollën në fundin e tyre të goditur me markerim ‘GPL-09’, dhe nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima kishte 3 plagë të shkaktuara me armë zjarri, një në pjesën e kokës dhe dy të tjera në trup.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, kqyrja e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambjentale, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Artan (Marjus) Tafani dhe Laert Haxhiu, Lulzim Spahija (Arapi).”, thuhet në dosjen hetimore.
Tashmë ishte bërë e udhës që grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu nuk kishte të ndalur në krimet e tij, madje duke i shpërndarë ato edhe gjeografikisht, duke krijuar edhe një amulli te vetë hetuesit, që këto kohë ishin mjaftuar vetëm duke mbledhur viktimat. Kështu, një tjetër vrasje, që i atribuohet grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, është edhe ajo në Tepelenë, e shtetasit Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje poshtë pallatit të tij më datë 1 Qershor 202, gjatë orëve të mbrëmjes. Vrasje për të cilën edhe këtë herë u rrëfye, Artan Tafani, cili hodhi dritë mbi ekzekutimin, që kishte mbetur deri më sot pa autor.
“Çajupin e prita poshtë pallatit. Sa erdhi nga erdhi nga puna e qëllova. Për lëvizjet e lëvizjet e viktimës ata që më njoftonin ishin Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini. Që di motivi i vrasjes ishte një lidhje intime që ai kishte”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.
Por vetëm një ditë pasi vranë në Tepelenë, Çajup Selimin, grupi u kthye për të kryer një tjetër vrasje, këtë herë atë të Fridman Xhaferraj, kushëri me Laert Haxhiun. Xhaferraj pasi u torturua, u hodh më pas i lidhur në rezervuarin e Gjangit, për tu gjetur më pas nga një peshkatar i zonës. Xhaferraj i cili i vra vetëm për faktin që kushëriri i tij gjakësor, rronte me dyshimin se ai mund të rrëfente krimet e bandës.
“Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 2 Qershor 2021 dhe e konstatuar më datë 13 Qershor 2021) në qytetin e Korçës.
Nga aktet e procedimit penal lidhur me këtë ngjarje rezulton se: Më datë 13 Qershor 2021, në orën 10:38, një telefonues anonim i cili kishte shkuar per peshkim ne rezervuarin e Gjangit në Korçë, ka telefonuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë se kishte parë një person të mbytur në rezervuar, por nuk është afruar për ta parë nga afër.
Nga grupi hetimor në vendngjarje është konstatuar se në anë të rezervuarit, përballë vendit të quajtur ‘Vakëfi’ është gjetur një kufomë e seksit mashkull e lidhur me litar, e paidentifikuar e cila kishte filluar të dekompozohej. Nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se viktima ka pasur një dëmtim në pjesën e pasme të kokës me gjatësi rreth 7 cm, shkaktuar me send të fortë.
Në veshjet e kufomës u gjet një Fletë lirimi nga IEVP Peqin, datë 21 Maj 2021, me emrin Fridman Xhaferaj.
Nga verifikimi në Sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Fridman Xhaferaj është shpallur në kërkim në datën 24 Shkurt 2021 për veprën penale ‘Shkatërrim prone me zjarr;”, thuhet në dosjen hetimore.
Lidhur mbi vdekjen makabre të të vëllait, Aleksandër Xhaferaj, tha për hetuesit se më 24 maj 2021 në shtëpinë e tij bashkë me Fridmanin kishte shkuar edhe një person me emrin Kristi Bixheku. Sipas tij, Bixheku drejtonte një automjet ‘Mercedez-Benz’ me ngjyrë të zezë, të cilën e kishte marrë atë dhe të vëllanë dhe kishin shkuar në Elbasan ku ishin takuar me Lulzim Arapin. Ndërsa Fridmani me Kristi Bixhekun sipas tij u nisën drejt Korçës, pasi i vëllai do të shkonte për në Greqi. Po ashtu i penduari i drejtësisë Artan Tafani, tregoi për hetuesit se Laert Haxhiu e vrau Fridmanin pasi kishte frikë se mos e tradhtonte.
“Laerti dyshonte se Fridmani e kishte tradhtuar dhe I kërkonte llogari. Fridmani e kishte marrë atë nga burgu dhe e kishte kërcënuar që te ndërhynte për tu liruar. Para se ta vrisnim e kemi dhunuar në mënyrë barbare. Ai e kuptoi se do ta vrisnim.
Ai përpiqej të shpëtonte, por nuk kishte mundësi, pasi e mbanin nga krahët. Lutej e përgjërohej, por e qëlluam me plumb në kokë. Trupin e lidhëm dhe e trasportuam me makinë dhe e hodhëm në rezervuar”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.
Por, krimet e bandës së Laert Haxhiut nuk u ndalën këtu, ato ishin vetëm në fillimet e tyre. Brenda kalendarit të vitit 2021, grupi kreu edhe një tjetër vrasje, këtë herë viktima ishte Albi Bashaliu.
“Më datë 27 Dhjetor 2021, rreth orës 08:30, është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan se në fshatin Gjoçaj, të Bashkisë
Peqin, pranë lokalit të shtetasit Sami Bashaliu është vrarë nga dy persona të paidentifikuar shtetasi Albi Mustafa Bashaliu, i datëlindjes 4 Maj 1989, banues në këtë fshat.
Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje ka rezultuar se në këtë datë shtetasi Albi Bashaliu ka shkuar i vetëm me automjetin e tij të markes Volksvagen me targa DR 1074 F për te lokali i shtetasit Sami Bashaliu të ndodhur në fshatin Gjocaj, Bashkia Peqin.”, thuhet ne dosjen hetimore.
Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, Ardi Bashaliu u qëllua sapo parkoi makinën pranë lokalit të të afërmit të tij, nga dy autorë të cilët mbanin maska anti-covid.
“Sapo shtetasi Albi Bashaliu ka zbritur nga mjeti i tij, atij i është afruar një shtetas i cili ka patur të vendosur një maskë Covid dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistolete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Personi që e ka qëlluar ka zbritur nga një automjet tip Audi A5, i cili ndodhej i parkuar pranë lokalit dhe ishte bashkë me një shtetas tjetër. Pas ngjarjes të dy këta persona kanë djegur në vendngjarje mjetin e tyre dhe pasi kanë marrë çelësat e mjetit të markës Volksvagen me targa DR 1074 F, në përdorim të shtetasit Albi Bashaliu janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me shpejtësi”, thuhet në dosjen hetimore.
Pra sipas policisë, autorët u larguan nga vendi i krimit me makinën e viktimës. Sipas rrëfimit edhe këtë herë të të penduarit, Artan Tafani, edhe Arbi Bashaliu u vra nga grupi i Laert Haxhiut, si shenjë hakmarrje për një vrasje që vëllai i tij kishte kryer.
“Albi Bashaliu dyshohet se është vrarë për motive gjakmarrje, pasi vëllai i tij Leonard Bashaliu kishte vrarë Ylber Xhahysën, mëngjesin e 8 qershorit.
Laerti mori 50 mijë euro për vrasjen. Paratë ja dorëzoi Ilir Lamberti. Ai kishte lidhje me Xhahysët. Vrasjen e kam kryer unë me urdhër të Laert Haxhiut”, thuhet në dosjen hetimore.
Por Laert Haxhiu kishte nisur të spastronte kundërshtarë të tij edhe jashtë Shqipërisë, aty ku mendohet se ka kryer dy vrasje. Sipas drejtorit të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, vrasja e parë e dokumentuar tashmë nga Laert Haxhiu, në Greqi, është ajo e Lulzim Qorrit, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz më 12 dhjetor 2018 teksa po pinte kafe në një lokal pranë sheshit Omonia në Athinë.
Lulzim Qorri u vra nga dy persona të armatosur që lëviznin me motoçikletë të cilët iu afruan shënjestrës së tyre dhe qëlluan pa mëshirë në drejtim të tij, ndërsa u larguan duke mos lënë pas asnjë gjurmë që të mund ti identifikonte. Një tjetër vrasje në Greqi për të cilën akuzohet tashmë Laert Haxhiu dhe grupi i tij është edhe ajo e Dikens Halilit, i cili edhe ky u vra teksa qëndronte në një lokal në kryeqytetin grek, Athinë, më datë 3 tetor 2021. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Sipas mediave greke Halili ishte një emër i njohur për autoritetet pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ndodhi për larje hesapesh. I penduari Tafani iu tha hetuesve se Laerti organizoi vrasjen e tyre, pasi ishin përplasur për drogën në Roterdam.
Historiku kriminal i Laert Haxhiut nuk u mbyll me këto vrasje. Artan Tafani, dikur njeriu i tij, por që sot ka vendosur ta fundosë me rrëfimet e tij tronditëse mbi krimet e bandës, ka folur ndërkohë edhe për vrasje të tjera. Po kështu edhe për dijeninë që ai ka mbi linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku është i përfshirë 31 vjeçari, Laert Haxhiu, i riu që mban mbi supe një mal me krime, për të cilat ka ardhur koha edhe ai të rrëfehet para drejtësisë./BW
Të fundit
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06