Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Si u shkrumbuan 700 hektarë pyje midis Pishë Poros dhe Darëzezës

Në më pak se dy javë, masivi pyjor me pisha në bregdetin e Pishë Poros dhe Darëzezës u dogj. Zjarri filloi më 24 shtator dhe u vu nën kontroll vetëm në 5 tetor, pasi kishte shkrumbuar 700 hektarë pyll me pisha. Vatra e parë masive u shfaq në Darëzezë dhe shkrumboi brenda pak orësh mbi 100 hektarë pyll pishe. Disa ditë më pas, zjarri preku pjesën jugore të pyllit në afërsi Pishë Poros dhe pas 8 ditësh arriti në vatrën fillestare në Darëzezë.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan qindra zjarrfikës nga i gjithë vendi, forca të ushtrisë dhe dy avionë ‘Canadair' që erdhën në ndihmë nga Greqia. Por lufta me flakët nuk qe e lehtë.
“Eshtë e vështirë të shuash zjarrin në këto pyje sepse edhe kur duket se nuk ka flakë, shtresa e bimeve dhe gjetheve qëndron e ndezur për ditë të tëra duke u riaktivizuar si vatra në kushtet e temperaturave të larta dhe erës së fortë,” tha prefekti i Qarkut Fier, Lefter Shehaj.
“Kështu ndodhi në Pishë Poro dhe Darëzezë ku zjarri që menduam se u shua, u rishfaq një javë më vonë”, shpjegoi ai.
Sipas ekspertëve vendorë të mjedisit dëmi i shkaktuar prej këtij zjarri ka qenë i madh, ndërkohë që zjarrëfikësit theksojnë se mungesa e pajisjeve e ka bërë të pamundur shuarjen në kohë të tij.
“Sipërfaqja e djegur është më shumë se 1/3 e pyllit, e cila ka humbur plotësisht funksionet e saj ekologjike duke dalë jashtë funksioni”, tha Zydjon Vorpsi, specialist i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Fier.
Pylli i Pishë Poros është mbjellur pëpara 40-50 vjetësh nën sistemin e dunave në të dy anët e grykëderdhjes së kanalit kullues të Povelçës, në rreth 7 kilometra gjatësi. Në vitin 2022 ai ishte shpallur nga Këshilli i Ministrave si ‘peizazh i mbrojtur' dhe ishte pjesë e rrjetit ‘Emerald' – një rrjet zonash ekologjike të shpallura si të një rëndësie të veçantë nga Këshilli i Europës nën konventën e Bernës.
Flakët që e përfshinë këtë vit zonën nuk kanë djegur vetëm pemët por kanë shkrumbuar të gjithë zinxhirin ushqimor, duke zhdukur edhe strehën e dhjetra llojeve të egra të kafshëve dhe shpendëve.
Sipas Zydjon Vorpsit, një vlerësim paraprak logjik, të çon lehtësisht në përfundimin se humbja e biomasës e përkthyer në shifra është në nivele të larta, ndërkohë që i gjithë zinxhiri ushqimor është zhdukur bashkë me mundësinë e strehimit të jetës së egër.
“Vendfolezimet e llojeve të cilat ishin vrojtuar aty nuk do jenë më, duke hequr dhe mundësinë e prezencës së këtyre llojeve,” shpjegoi Vorpsi.
“Këtu përfshihen llojet e shpendëve të natës si gjoni, kukuvajka mjekroshe apo kukuvajka e zakonshme, llojet e ndryshme të qukapikëve të cilët ishin prezent në zonë, pupëza apo kacavjerrësi i pemëve”, shtoi ai.
Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Fier, Fotjon Premçe i tha BIRN se zjarri shaktërrimtar i këtij viti në Pishë Poro ishte më i madhi gjatë një dekade.
“Pylli ishte djegur në 2013-ën por u rikuperua, megjithëse pemët ende nuk kishin arritur lartësinë e mëparshme,” tha Premçe, ndërsa shtoi se tashmë ‘gjithça u dogj sërisht.'
Premçe thotë se pylli kishte shumë specie që tani janë bërë shkrumb e hi.
“Fakti që është zonë e mbrojtur do të thotë se ka specie bimësh dhe kafshësh të veçanta,” tha ai.
“Konkretisht në këtë pyll kishte bimë dhe pemë endemike që tani me zjarrin mund të jenë zhdukur përfundimisht”, përfundoi Premçe.
Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Orintologjisë shpjegon se situata ka sjellë humbje të habitatit për mjaft prej shpendëve, ndërsa thotë se speciet më të dëmtuara janë amfibët, reptilët dhe zvarranikët.
“Kjo është zonë e mbrojtur dhe përveç pyllit ka edhe një lagunë, ndaj mendohet se dëmi në gjallesa është i konsiderueshëm,” tha Bino. “Breshka është një specie që pëson humbje të mëdha në zjarre te tilla”, shtoi ai.
Sipas Vorpsit dëmi nuk është shkaktuar vetëm në pjesën e djegur të pyllit. Zjarri pritet të ndikojnë negativisht edhe pjesën tjetër të ekosistemit Nartë-Pishë Poro dhe në zonën e lagunës.
“E gjithë masa e djegur rrezikon të depërtojë në ekosistemin ujor duke e ndotur dhe duke ndryshuar parametrat biologjike”, tha Vorpsi.
Sipas Vorpsit, zjarri “dogji” edhe mundësinë që pylli të përfshihej në rrjetin “Nature 2000” – një rrjet europian i zonave të mbrojtura.
Ai sqaroi se për zonën kishte një studim të vitit 2020, sipas të cilit ajo kishte habitate që përfshihen në Direktivën e Habitateve të Bashkimit Evropian, për këtë arsye ajo u propozua si një zonë kandidate për tu futur ne rrjetin e ardhshëm të ‘Natura 2000' nga ekspertët.
Zjarret në Pishë Poro kanë ndikuar negativisht dhe blertarët e Fierit, të cilët raportuan rënie drastike të prodhimit të mjaltit. Më të prekur janë bletërritësit pranë masivit pyjor dhe në zonat bregdetare.
Fran Radi bletërritës prej 30 vitesh tha për BIRN se nga një ton mjaltë që prodhonin 150 kosheret e tij me bletë, ketë sezon nxorri vetëm 100 kilogramë. Radi shpjegon se shkak kryesor ishin zjarret që dogjën bimësinë, madje edhe vetë bletët kur ndodhen në kullotë.
”U thanë bimët nga të cilat bletët merrnin nektarin, pastaj ranë zjarret gjithandej,” tha Radi, ndërsa shtoi se “shumë bletë u vranë duke mbledhur nektar”.
Bletërritësi tha se prodhimi do të ndikohet edhe në vitin e ardhshëm, pasi gjysma e bimësisë në zonë është djegur. Të dhënat nga sektori veterinar në Fier konfirmojnë se prodhimi i mjaltit është ulur dhe se zjarret kanë goditur rëndë bletarinë.
”U thanë kullotat nga temperaturat e larta, ndërsa zjarret e përkeqësuan situatën”, tha Ferrik Avdia, agronom dhe shef i administrimit pyjor dhe veterinar pranë Agro Pikës në Fier.
Për banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve i ndajnë vetëm disa dhjetëra metra nga pylli, zjarri i këtij viti ishte më i madhi që nga viti 2013.
“Pothuajse çdo vit digjet nga një sipërfaqje e vogël,” tha Neki Tafa, kryeplak i Darëzezës për BIRN, ndërsa shtoi se në 2013-ën ishte “zjarr edhe më i madh se ky tani”.
“Ne nuk prekemi direkt, por na vjen keq për këtë pasuri që digjet”, nënvizoi ai.
Ndërsa aktivistët e mjedisit ankohen për humbjen e biodiversitetit, masat për të përballuar zjarrje të ngjashme mungojnë në bashkinë e Fierit.
Shefi Shërbimit Zjarrfikës në Fier, Zija Hyka i tha BIRN se nëse do të ishin të kompletuar me pajisje, mjete dhe efektivë shtesë, zjarri do të ishte shuar më shpejt, madje pa pasur nevojën e avionëve nga Greqia.
“Na duhen automjete të vogla si fuoristradat zjarrfikëse të cilat mund të depërtojnë lehtësisht në zona si kjo,” tha ai. “Nëse do t'i kishim, koha e shuarjes së zjarrit këtu nuk do ishte kaq e gjatë”, shtoi Hyka.
Prefekti Shehaj shpjegoi se veç mjeteve për zjarrëfikësit kujdesi për pyjet duhet të jetë i përhershëm, duke mbajtur hapur rrugë për zjarrëfikësit që krijojnë mundësinë e ndërhyrjes së shpejtë.
“Dikur pylli kishte rrugë kalimi që në rast zjarri automjetet zjarrfikës depërtonin në brendësi për të shuar flakët,” shpjegoi ai. BIRN
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41