Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Si u shndërruan portet shqiptare në projekte të bllokuara dhe koncesione pa fund?

Skeletet e anijeve të mbytura, disa të përmbysura e të tjera të zhytura në ujërat e cekëta, dominojnë panoramën e Triportit në Vlorë. Dru i kalbur, hekur i ngrënë nga ndryshku, direkë të thyer dhe rrjeta të hedhura grumbull mbi peshkarexhat e braktisura krijojnë pamjen e një varreze lundruese. Në të njëjtën gjendje gjenden edhe velierat dhe skafet e sekuestruara ndër vite nga policia.
Kjo është panorama e parë që të ofron porti ku qeveria ka planifikuar ndërtimin e një infrastrukture të re për mallra dhe pasagjerë, një investim prej afro 45 milionë eurosh i dhënë me koncesion. Por, ndërsa planet kanë mbetur në letër prej vitesh, në terren mbizotërojnë zvarritjet, mungesa e transparencës dhe pasiguria për komunitetin e peshkatarëve që varen nga deti për mbijetesë.
Rreth 100 kilometra më në jug, në Limion të Sarandës, situata paraqitet po aq problematike. Hapësira që dikur shërbente si bazë e Forcës Detare sot është ndarë mes një projekti të dështuar për resort luksoz, të sekuestruar nga SPAK, aktivitetit në tkurrje të peshkimit dhe objekteve ushtarake të braktisura.
Në të dyja këto pika strategjike të bregdetit shqiptar, shteti ka zgjedhur t’i hapë rrugë investimeve private. Por, sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të industrisë së peshkimit, kostoja e kësaj tërheqjeje po reflektohet në degradimin e infrastrukturës portuale, krizën e sektorit të peshkimit dhe dobësimin e kapaciteteve detare të vendit.
Për Artur Meçollarin, ish-zv/komandanti i Forcës Detare, projektet për marina jahtesh nga veriu në jug të vendit janë të pastudiuara dhe rrezikojnë të mbeten investime pa efekt real ekonomik.
“Ti ndërton portin dhe aty mbaron gjithçka,” thotë ai. “Turizmi elitar nuk vjen vetëm për të lidhur jahtin,” shtoi Meçollari, ndërsa theksoi se “duhet një strategji e plotë në tokë dhe në det.”
Një port pa zot dhe varreza e anijeve
Për të kuptuar situatën në Triport, duhet të kthehemi në 10 gusht 2021, kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli me bujë koncesionin për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë.
Pas një procedure të bazuar në ofertë të pakërkuar, fitues u shpall bashkimi i kompanive “Vlora Harbor Construction and Maintenance”, i përbërë nga Agbes Construction, Besta, Arconstudio, ITE Group dhe një kompani thuajse e panjohur, “Premium Construction & Maintenance”, e krijuar vetëm dy muaj para tenderit.
Sipas kontratës, kompanitë do të financonin ndërtimin e portit të ri tregtar, ndërsa qeveria shqiptare do t’u paguante rreth 60 milionë euro me këste për shtatë vite pas përfundimit të punimeve. Në letër, projekti paraqitej si një investim strategjik për zhvendosjen e operacioneve tregtare nga porti i Vlorës.
Por menjëherë pas firmosjes së kontratës, më 29 prill 2022, struktura e koncesionit nisi të ndryshonte në mënyrë të pazakontë. Kompanitë kryesore filluan të shisnin aksionet e tyre për shuma simbolike. Agbes Construction transferoi 33% të aksioneve për rreth 330 mijë lekë, Arconstudio shiti 25% për 250 mijë lekë, ndërsa më pas u tërhoq edhe Besta.
Blerësi i vetëm ishte “Premium Construction & Maintenance”, një kompani me kapital fillestar minimal, e cila përfundoi duke zotëruar 92% të koncesionit me një vlerë totale blerjeje prej rreth 105 mijë eurosh. Sipas dokumenteve të QKB-së, kompania është në pronësi të Hektor Agalliut, një emër pa histori të njohur biznesi, i cili më herët rezultonte i punësuar si magazinier pranë kompanisë së ndërtimit “Salillari”.
Pas këtyre lëvizjeve, projekti mbeti i bllokuar për vite me radhë. Leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit u miratua vetëm në verën e vitit 2025 dhe u zbardh zyrtarisht në janar 2026.
Kur BIRN vizitoi kantierin në prill, punimet dukeshin ende në faza minimale. Një ekskavator gërmonte pranë bazamentit të vjetër të portit, ndërsa disa kamionë transportonin inerte drejt zonës ku pritet të ndërtohen dallgëthyesit dhe kalatat e reja.
Megjithatë, pavarësisht dokumenteve zyrtare, në terren dominonte një tjetër emër: “Salillari”. Makineritë, impianti i zhavorrit, fjetoret e punëtorëve dhe logot në kantier mbanin të gjitha shenjat e kompanisë së njohur të ndërtimit.
Një drejtues teknik i punimeve, i veshur me uniformën e “Salillari”-t, pranoi se kompania kishte vënë në dispozicion mjetet e saj për projektin. “Po ti e di që të vetët janë ata,” tha ai, duke refuzuar të jepte identitetin.
Skema ngjan me raste të tjera të njohura të kompanive të krijuara në emër të punonjësve apo familjarëve të lidhur me kompani të mëdha ndërtimi, të cilat përdoren për të hyrë në gara publike kur subjektet kryesore janë të kufizuara ligjërisht.
Por mjafton të kthesh kokën nga porti i vjetër i peshkimit për të parë kontrastin brutal mes premtimeve për zhvillim dhe realitetit në terren.
Mes anijeve të ankoruara përgjatë dallgëthyesit, mbi një duzinë mjetesh lundruese janë gjysmë të fundosura. Disa janë anuar nën sipërfaqen e ujit, të tjera kanë mbetur skelete të ndryshkura hekuri. Rrjeta të kalbura dhe kabina të shkatërruara dëshmojnë rrënimin e një industrie që dikur mbante gjallë komunitetin e zonës.
Në periferi të portit qëndron edhe godina e re e tregut frigoriferik të peshkut, e inauguruar me ceremoni, por ende jashtë funksionit.
“E kush do vijë të blejë peshk këtu?” pyet Pëllumb Nako, një peshkatar 44-vjeçar. Sipas tij, tregu nuk ka kuptim në një zonë të izoluar, ndërsa peshkatarët preferojnë të shesin direkt në restorante apo dyqane.
Në një tjetër kalatë qëndrojnë të ankoruara edhe dy anijet TEC, një tjetër investim kontrovers që, sipas të dhënave publike të KESH, i ka kushtuar dhjetëra miliona euro buxhetit të shtetit për qira, mirëmbajtje dhe testime.
Për peshkatarët, porti i ri nuk përfaqëson zgjidhje. Ata thonë se problemi real mbeten kostot e larta të operimit, mungesa e infrastrukturës bazë dhe braktisja e sektorit.
“Po e shikoj të arsyeshme ta lë këtë punë, se nuk e mbaj dot më familjen,” thotë Nako, ndërsa tregon me dorë drejt anijeve të fundosura.
“Për ne nuk ndryshon gjë nga këto punime. Na duhet naftë më e lirë, një bankinë dhe të heqin anijet e mbytura,” shton ai.
Marina pa port dhe Limioni i ngrirë nën hetim
Zvarritja për vite me radhë e punimeve në Triport, pa shpjegime publike nga autoritetet, ka bllokuar në mënyrë indirekte edhe një tjetër projekt ambicioz në zemër të Vlorës: “Vlora Marina”.
Plani i qeverisë parashikonte zhvendosjen e plotë të portit ekzistues të mallrave dhe pasagjerëve drejt Triportit, për t’i hapur rrugë transformimit të zonës së Skelës në një marinë moderne me jahte luksoze, rezidenca dhe struktura turistike elitare.
Por për sa kohë porti i ri tregtar mbetet në ndërtim, porti aktual vazhdon të funksionojë si më parë. Tragete dhe anije mallrash hyjnë e dalin çdo ditë nga i njëjti mol, ndërsa projekti i marinës ekziston kryesisht në ilustrime promocionale.
Përgjatë pedonales së Skelës, vizitorët përballen me gardhe të larta metalike të mbuluara me logo të “Vlora Marina” dhe imazhe 3D të jahteve luksoze të ankoruara në gjirin e Vlorës. Por pas tyre, zhvillimi real duket se ka marrë një drejtim tjetër, ndërtimin intensiv të pallateve mbi truall publik të dhënë me qira simbolike.
Komplekse të reja apartamentesh po ngrihen me ritme të shpejta pranë portit, ndërsa infrastruktura portuale që justifikoi projektin mbetet e pandryshuar. Në sfondin e kullave të betonit, xhamit dhe çelikut, godina historike e Muzeut të Pavarësisë duket e tkurrur dhe e mbuluar nga ndërtimet e reja.
Nëse në Vlorë kantieri vazhdon mes zhurmës së makinerive dhe projekteve të pezulluara, në Limion të Sarandës koha duket sikur ka ndalur.
Rruga drejt bazës detare kalon përmes një peizazhi ku brigjet shkëmbore të Jonit përplasen me ndërhyrjet e nisura për ndërtimin e një resorti turistik dhe marine private. Mes kodrave të zhveshura qëndrojnë të stivuara blloqe të mëdha betoni, ndërsa një betoniere e heshtur dhe mjete të tjera ndërtimi të kompanisë Albabeton kanë mbetur të ngrira që prej nisjes së hetimeve nga SPAK.
Zona e njohur si “Prona nr. 696” ose “Baza Ndihmëse Limion” ishte pjesë e planit të përhapjes së Forcës Detare. Megjithatë, në vitin 2020, qeveria ia dha me qira simbolike bashkimit të kompanive “Concord Investment” dhe “Kastrati Group” për ndërtimin e një porti turistik dhe resorti vilash.
Meçollari e kallëzoi vendimin në SPAK, duke argumentuar se dhënia e bazës cenonte sigurinë kombëtare dhe pengonte operacionet e Rojës Bregdetare dhe misionet e kërkim-shpëtimit në det.
Pas hetimeve për “shpërdorim detyre”, SPAK vendosi sekuestro preventive mbi bazën. Në vitin 2023, Gjykata e Lartë la në fuqi bllokimin e projektit, duke arsyetuar se prona kishte status të veçantë për shkak të funksionit të saj në sigurinë kombëtare.
“Prona nr. 696 nuk mund të trajtohet si pasuri e zakonshme shtetërore,” argumentoi gjykata, duke paralajmëruar se vijimi i punimeve do të rëndonte pasojat e mundshme penale dhe do të cenonte operacionalitetin e Forcës Detare.
Megjithatë, vetë baza ushtarake mbart shenjat e një braktisjeje të gjatë. Godina të amortizuara, dritare të thyera dhe shkurre të egra rrethojnë objektet që dikur shërbenin si struktura të Marinës.
Në port, anijet e Rojës Bregdetare janë kufizuar në një mol të ngushtë dhe të amortizuar. Mes tyre dhe zonës së përdorur nga koncesionari qëndrojnë peshkarexhat e zonës, ndërsa peshkatarët ankohen për kostot e larta të naftës dhe presionin e vazhdueshëm për t’u larguar.
Ndryshe nga Vlora, ku peshkatarët shprehnin indiferencë ndaj projektit të portit të ri, në Limion shumë prej tyre refuzojnë të flasin publikisht nga frika.
“Kemi frikë të flasim,” thotë një kapiten 62-vjeçar, i cili pretendon se koncesionari u ka kërkuar të zhvendosen. “Këta jo vetëm të gjobisin, por urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet,” përfundoi ai me ironi./ BIRN
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41