Flash News

E-TJERA

Sistemi i pagesave me koncesion, Tomorri: 100 milionë euro do t’i shkojnë privatit

Sistemi i pagesave me koncesion, Tomorri: 100 milionë euro do t’i

Gazetari Klodian Tomorri ka folur për sistemin e pagesave me koncesion dhe tha se bëhet fjalë për atë që njihet si infrastruktura e çelësave publikë.

Për MCN Tv, Tomorri tha se çdo qytetar që bën një aplikim në e-Albania për të marrë një dokument do e ngarkojnë mandatin sërish në sistem që të marrë shërbimin dhe se të gjitha këto shërbime apo pagesa që bëhen në e-Albania, kalojnë automatikisht te koncensionari i ri.

Gazetari theksoi se ka shumë paqartësi mbi mënyrën se si do të realizohet ky koncesion dhe se sa mund të shkojë.

“Nëse shikon shkresën e dërguar për ministrinë e Financave, thuhet segmenti i pagesave që kryhet. Sot të gjitha bizneset që janë të detyruara të përdorin procesin e fiskalizimit, janë të detyruara që një herë në vit të blejnë atë që quhet certifikata e fiskalizimit dhe ka afat një vjeçar.

Në krye të vitit biznesi do shkojë ta rinovojë për një vit tjetër. Sot këto pagesa i merr AKSHI si të ardhur të vetën.

Përtej certifikatës së fiskalizimit vitin e fundit është futur edhe nënshkrimi elektronik, nëse administratori i një biznesi me xhiro mbi 8 milionë lekë, nëse administratori do tentojë të ngarkojë bilancin në QKB, QKB nuk e pranon pa nënshkrim elektronik. Nëse llogarit me 83-84 euro në vit bëhet fjalë për 100 milionë euro që nesër do i shkojnë në vit kompanisë private që do ketë koncensionin e çelësave publik.

Për çështjen e shërbimit të pagesave, kur t’i kalon çdo shërbim dixhital dhe më pas vendos që këto shërbime duhet të jenë të vulosura elektronikisht, qytetarët për çdo aplikim do të duhet të paguajnë.

Ata që kanë detyrim deri më sot janë bizneset për të marrë certifikatën e fiskalizimit dhe nënshkrimin elektronik. Pjesa e pagesave që është komponenti më i madh i koncensionit, nuk ka një tavan se sa mund të shkojë, se ne nuk e dimë sa do jetë komisioni që do mbajë kompania private”, tha Tomorri.

Të fundit