Flash News

E-TJERA

Skandali i “Kurum”, arrestohet në Elbasan ‘tregtari’ i mbetjeve toksike

Skandali i “Kurum”, arrestohet në Elbasan

Në kuadër të hetimeve për çështjen “Eko-Toxic”, policia ka arrestuar në ambientet e Spitalit të Elbasanit 55-vjeçarin Petrit Qosja, i dyshuari si tregtari i mbetjeve toksike.

Masa e sigurisë ndaj tij ishte caktuar më herët nga Gjykata e Durrësit, ndërsa ekzekutimi është bërë në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Hetimet lidhen me rreth 2800 ton mbetje të rrezikshme të dyshuara të lidhura me aktivitetin e kompanisë Kurum International, të cilat sipas Prokurorisë së Durrësit janë tentuar të eksportoheshin nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës dhe më pas janë kthyer në Shqipëri pas sinjalizimeve ndërkombëtare.

Në kuadër të operacionit “Eko-Toxic” janë lëshuar 33 urdhër-arreste, ndërsa policia vijon punën për ekzekutimin e masave ndaj personave të tjerë të përfshirë në dosje.

Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Të fundit