Flash News

E-TJERA

Skandali ‘McGonigal’, analisti tregon pse heziton SHBA të hapë hetim në Shqipëri

Skandali ‘McGonigal’, analisti tregon pse heziton SHBA të

Analisti Genc Burimi ka komentuar skandalin “McGonigal” dhe lidhjet me kryeministrin Edi Rama.

Në një lidhje direkte për Panorama Tv, Burimi tha se marrëdhënia e kryeministrit me ish-zyrtarin, ka tronditur jo vetëm FBI-në, por edhe SHBA-në.

Sipas analistit, ka njëfarë hezitimi nga ana e autoriteteve amerikane për shkak të ëprfshirjes së Dorian Duçkës si mik i djalit të Joe Biden.

“Marrëdhënia Rama-McGonigal është pjesë e një skandali që ka tronditur gjithë SHBA-në. Skandali i dytë i këtyre përmasave që trondit FBI-në. Do të ketë disa media amerikane që do të flasin për këtë çështje, njësoj siç ishin mediat britanike që flisnin për shqiptarët që kaluan “La Manshin” me gomone. Në SHBA po zhvillohet lufta Biden-Trump dhe më krijohet përshtypja se McGonigal duhet konsideruar si një agjent i dyfishtë mes kampit të Trumpit dhe atij të Bidenit.

Por duket se pala Biden ka një lloj hezitimi për të hapur hetim në Shqipëri, pasi Duçka ka qenë i lidhur me djalin e Biden, dyshohet se i ka paguar 5 milion dollarë djalit të tij për një çëshjte kineze. E pashë para pak ditësh që po ekstradohet ajo blogerja ruse, pra po dërguhet në Rusi. Janë amerikanët mbrapa. Mbase ka të bëjë me shkëmbimin e të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë. Rama sot ka një pozicion kyç në politikën amerikanë”, tha Burimi.

Të fundit