Flash News


E-TJERA

Skandali McGonigal, CNN: FBI e sheh si një rast të mirëfilltë korrupsioni

Skandali McGonigal, CNN: FBI e sheh si një rast të

Situata e McGonigal në SHBA është e vështirë dhe duket se nuk do të shpëtojë lehtë nga aferat ku është përfshirë.

Veprimet e tij, si lobimi kundër opozitës shqiptare kundrejt 225 mijë dollarëve apo ndihma ndaj oligarkut rus shihen si afera të mirëfillta korruptive.

Në një shkrim për këtë çështje, CNN thotë se FBI e sheh rast korrupsioni dhe jo spiunazh.

“Burime për këtë çështje thonë se, të paktën tani për tani, zyrtarët e FBI-së e shohin McGonigal jo si një spiun, por më shumë si një ish-zyrtar të korruptuar që kërkon të fitojë. Zyrtarët e lartë të FBI-së e e shohin arrestimin e McGonigal si një shenjë se byroja është e gatshme të ndjekë të vetët që akuzohen për shkelje të ligjit”, shkruan CNN.

Kujtojmë që pak ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha tregoi një document që sipas tij, dëshmonte se jo vetëm McGonigal, por edhe kryeministri shqiptar Edi Rama ishte nën hetim.

Ish-kolegët e McGonigal, të cilët punuan me atë pak para se të shkëputej nga FBI, e kujtojnë si një punonjë të tensionuar.

 

Të fundit