Flash News

E-TJERA

Skandali McGonigal, Shabani: Ramën mund ta marrin me pranga drejt SHBA-së

Skandali McGonigal, Shabani: Ramën mund ta marrin me pranga drejt

Endri Shabani nga nisma 'Thurje' ka komentuar përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në çështjen e McGonigal. Ai tha se në një vend demokratik, kryeministri do të ishte dorhequr.

Më tej shtoi se Rama nuk ka për t’u larguar, sepse është vetëm kështu mund t’i shpëtojë burgut. Shabani deklaroi për “News24” se Rama nuk mund të shpëtojë, duke theksuar minimumi do të shpallet ‘non grata’, ndërsa maksimumi mund të jetë marrja e tij me pranga dhe shoqërimi drejt Shteteve të Bashkuara.

“Kemi të bëjmë me një situatë ku kryeministri duhet të jepte dorëheqjen në një vend demokratik, sepse është në një skandal të madh dhe nuk angazhohet dot plotësisht për shkak të halleve të veta. E dyta është se nëse Rama do ishte një qytetar zakonshëm do merrej dëshmitar, do vendosej në dispozicion të drejtësisë ka apo jo përgjegjësi. Kaq do mjaftonte që ai të jepte dorëheqjen.

Tani ai ka më shumë arsye për të qëndruar kryeministër sepse është e vetmja mënyrë për të qëndruar larg burgut dhe larg ndëshkimeve. E duan pushtetin për të shpëtuar veten, jo për të zhvilluar vendin. Rama nuk më duket shumë i qetë.

Në bindjen time nuk e shoh pse të mos marrë një non grata, maksimumi do vijnë ta marrin me pranga këtu. Minimumi është shpallja e tij non grata”, shtoi ai.

 

Të fundit