Flash News

E-TJERA

Skandali “McGonigal”, Sulo: Rama duhet të dorëhiqet, del hapur në akti-padi lidhje mes tij dhe ish-agjentit

Skandali “McGonigal”, Sulo: Rama duhet të dorëhiqet, del

Gazetari Arion Sulo ka komentuar skandalin “McGonigal” për të cilin thotë se kryeministri Edi Rama është i përfshirë direkt.

Në një intervistë për Panorama TV, Sulo thotë se në akt-padinë amerikane del qartë lidhja mes Ramës dhe McGonigal, ndaj dhe kryeministri duhet të dorëhiqej.

Çështja McGonigal është një çështje shumë e rëndë, ku përgjegjësia e kryeministrit është shumë e madhe, ku Rama së paku duhet të jepte një sqarim në Parlament dhe të largohej. Ajo që del hapur në aktpadi dhe mediat ndërkombëtare është se Rama dhe McGonigal kanë bashkëpunuar për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.

Edhe aktakuza, ku thotë që zyra e kryeministrit përcolli të dhëna për McGonigal përmes personit A që është Agron Neza. Pra ç’i duheshin Agron Nezës këëto të dhëna për Nick Muzin?

Për çfarë ja dha zyra e kryeministrit këto të dhëna? Tjetër gjë që SHBA nuk i ka shkuar pas çështjes shqiptare pasi kryeministri ka imunitet diplomatik. Por që është e rëndë dhe duhet protestuar, patjetër që po”, thotë gazetari.

 

 

Të fundit