Flash News

E-TJERA

“Skenar me bollëk”, avokati Gjokutaj tregon pse policia shkoi në selinë blu pas konferencës së Berishës

“Skenar me bollëk”, avokati Gjokutaj tregon pse policia shkoi

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për praninë e dy agjentëve të Policisë së Shtetit mbrëmjen e djeshme në selinë blu, për të cilët u tha se kishin shkuar për t’i komunikuar masën e sigurisë dhe për t’i marrë pasaportën.

I ftuar në Euronews Albania, Gjokutaj tha se lëvizja e policisë për kontroll erdhi pas konferencës së Berishës, si një seknar.

Sipas tij, Berishës nuk i është marrë pasaporta, pasi kryedemokrati ishte informuar për procedurat. Ai shtoi se kontrolli i banesës është i ndaluar nga ora 8 e darkës deri në orën 7 të mëngjesit, pasi nuk e lejon procedura.

“Pasaporta nuk i është marrë, sepse zoti Berisha është informuar në lidhje me këtë procedurë. Një ish-president, ish-kryeministër, deputet i kuvendit,  SPAK-u i cakton masë sigurimi duke ju shmangur të gjitha procedurave parlamentare.

Unë si avokat rekomandoj zgjidhjen ligjore. Ju duhet të dini një gjë, zoti Berisha ka disa cilësi brenda vetes dhe ai do të marrë një vendim të tijin në lidhje me ecurinë e çështjes dhe përfaqësimin e saj.

Refuzimi dje ka qenë pjesë e protestës civile dhe morale që ai ka bërë ndaj një vendimi të tillë që nuk është vendim sipas ligjit, por një atentat. Vajtën ata të policisë dje në orën 11 të natës. Duhet të dini se një kontroll banese i një delikuenti, procedura nuk të lejon pas orës 8 të darkës deri në 7 të mëngjesit.

Kjo është frymë ligji që duhet të zbatohet. Kjo nuk është masë arresti që ti ke informacion që ai do iki. Kjo e gjitha u bë pas konferencës për shtyp të Berishës për të treguar forcën. Janë skenarë që Shqipëria i ka me bollëk”,-tha avokati.

Të fundit