Flash News

E-TJERA

Skuadër shqiptare arbitrash në kualifikueset e Botërorit 2027, UEFA i beson sfidën Danimarkë-Itali

Skuadër shqiptare arbitrash në kualifikueset e Botërorit 2027,

Futbolli shqiptar do të ketë sërish përfaqësim në arenën ndërkombëtare të arbitrimit, pasi UEFA i ka besuar një skuadre tërësisht shqiptare drejtimin e sfidës mes Danimarkës dhe Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës për Femra 2027.

Arbitre kryesore e takimit që do të luhet të shtunën në Kopenhagen, në orën 15:00, do të jetë Emanuela Rusta. Në ekipin e saj do të jenë edhe Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu si asistente, ndërsa rolin e arbitres së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ky konsiderohet një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar, teksa UEFA vijon t’u besojë gjyqtareve shqiptare ndeshje të rëndësishme në kompeticionet europiane dhe botërore.

Të fundit