Flash News

E-TJERA

Skuadra angleze pikas Igli Taren, shqiptari shihet si zëvëndësi ideal i të “dëbuarit” të futbollit italian

Skuadra angleze pikas Igli Taren, shqiptari shihet si zëvëndësi

Juventusi po kalon një krizë jo vetëm në fushë, por dhe jashtë saj me ish-drejtuesit e klubit që janë vënë nën akuzë për shkelje në bilancet financiare. Një ndër ta është dhe Fabio Paratici, i cili la postin e drejtorit sportiv të rekordmenëve italianë për t’iu bashkuar Totenhamit në Angli.

50 vjeçari ka marrë një dënim prej 30 muajsh pezullim nga futbolli italian, por që mund të aplikohet dhe në vende të tjera sipas rregullores së FIFA-s. Kjo do të bënte që Paratici të largohej nga posti i tij tek Totenham.

Për të parandaluar çdo të papritur, drejtuesit e anglezëve kanë pikasur një person për ta zëvendësuar. Ai është Igli Tare, i cili aktualisht është drejtor sportiv i skuadrës së Lazios. Shqiptari shquhet për intuitën e tij në pikasjen e talenteve të rinj dhe pronarët e Totenham-it e shohin me sy të mirë afrimin e tij në skuadër.

Të fundit