Flash News

E-TJERA

‘SkyEcc’ godet rrjetin shqiptaro-italian, sekuestrohen mbi 1 mln euro dhe sasi të mëdha lënde narkotike

‘SkyEcc’ godet rrjetin shqiptaro-italian, sekuestrohen mbi 1 mln

Një operacion i Guardia di Finanza ka çuar në zbërthimin e një grupi kriminal, duke dhënë 15 masa arresti me burg, për prodhim dhe trafik droge, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane, në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe asete me vlerë 1 milionë euro. Grupi kriminal e kishte shtrirë veprimtarinë e tij në Brindisi, Kalabri e deri në Spanje. Kryesisht, grupi merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës dhe kokainës me seli operative në Andria.

Në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë, ajo e bardhë dhe 142 kilogramë marihuanë, si dhe 1.3 milionë para cash, që besohet se janë të ardhura të veprimtarive të paligjshme.

Grupi përdorte kriptofona për të komunikuar me njëri-tjetrin, për shitje apo transportim të lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 30-vjeçar, Klisman Curraj. Karabinierët ranë në gjurmët e këtij të fundit pasi ai akuzoi se Klismani i kishte shitur në periudhën qershor-nëntor 2020, sasi të marijuanës, përfshirë 10 kilogramë me çmim 40 mijë euro, të destinuara për t’u importuar në Itali.

Të fundit