Flash News

E-TJERA

Sokol Sadushi zgjidhet kryetari i Gjykatës së Lartë

Sokol Sadushi zgjidhet kryetari i Gjykatës së Lartë

Sokol Sadushi është zgjedhur sot kryetar i Gjykatës së Lartë, me vetëm një votë kundër.

Sadushi është denoncuar vazhdimisht nga kryedemokrati Berisha si një nga njerëzit më pranë qeverisë Rama, e që është kthyer në “vegël” të kryeministrit.

Por kush është Sokol Sadushi?

Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. Ai ka qenë  Anëtar i Bordit të Administratës Publike pranë Fondacionit Sorros në vitet 2001-2005.  Ish- Kryeprokurori  Adriatik Lalla e cilëson si njeriun e Sorosit në Reformën në Drejtesi.

Ai është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986 si dhe ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet në vitin 2003. Në vitin 2006 ka marrë gradën “Doktor i shkencave” dhe në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Profesor i Asociuar”. Ka punuar si prokuror në Sektorin e Kontrollit të Përgjithshëm në Rrethin e Vlorës (1986-1991). Ka qenë pedagog i lëndëve si “ E drejtë administrative”, “ E drejtë kushtetuese e krahasuar”, “Kontrolli kushtetues” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1992-2010).

Ka ushtruar profesionin e avokatit për periudhën 1993-1998. Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011. Nga viti 1997 ai është pedagog i lëndës “ E Drejtë Administrative” në Shkollën e Magjistraturës dhe nga viti 2014 është Drejtor i kësaj Shkolle. Ai është autor i disa librave si : “Gjykata Kushtetuese dhe Kontrolli Ligjor për Administratën”, “ Drejtësia Kushtetuese në zhvillim”, E drejta administrative”, “ E drejta administrative 2”, “Kontrolli Kushtetues”.

Ai është gjithashtu autor i disa artikujve dhe teksteve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative.

Sadushi mbajti postin e zv.kryetarit të Gjykatës së Lartë.

 

Të fundit