Flash News

E-TJERA

Sot ditë zie kombëtare, Shqipëria nderon viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Sot ditë zie kombëtare, Shqipëria nderon viktimat e tërmetit

Sot do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri në shenjë solidariteti me Turqinë dhe Sirinë, pas tërmetit tragjik që shënon sot një javë.

Vendimi u mor nga qeveria disa ditë më parë. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe çdo qytetar mund të ndezë një qiri sipas dëshirës, në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit tragjik.

Solidariteti përkon edhe me ndihmën e ofruar nga Turqia më 26 Nëntor 2019, kur vendi ynë u godit nga një tërmet i fortë që la pas 51 viktima.

Aktualisht, nurmi i të vdekurve në Turqi dhe Siri po rritet ndjeshëm, ku numërohen në të dyja vendet mbi 34 mijë viktima. Nga nurmi total, mbi 29 mijë janë konfirmuar në Turqi dhe rreth 5 mijë viktima në Siri.

Të fundit