Flash News

E-TJERA

Sot Kuvend/ Deputetët e përjashtuar të opozitës rikthehen në sallë, ç’pritet të ndodhë

Sot Kuvend/ Deputetët e përjashtuar të opozitës rikthehen

Sot pasdite në orën 17:00 parlamenti pritet të zhvillojë një seancë plenarë

Deputetët do të trajtojnë problemet e zgjedhësve dhe diskutojnë për çështjet e evidentuara prej tyre.

Por, kujtojmë se në këtë seancë, 20 deputetë socialistë kanë kërkuar përjashtimin e 23 deputetëve të Partisë Demokratike, duke filluar që nga kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, për shkak të protestës që këta të fundit zhvilluan në seancën e fundit parlamentare më 20 tetor, ku kërkuan të drejtën e fjalës dhe të ngritjes së komisioneve hetimore që po i mohoheshin rregullisht nga mazhoranca.

Kërkesa e socialistëve u bë shkak që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të vendosë përjashtimin e mbi 20 demokratëve nga seanca deri më sot.

Por, Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë masë dhe deputetët e saj kanë vendosur që të paraqiten në seancën e sotme parlamentare.

Deputetë demokratë kanë saktësuar në mesazhet e tyre në rrjetet sociale gjatë gjithë këtyre ditëve se përjashtimi i tyre është bërë me qëllim për t’i privuar nga Kuvendi dhe për të mos lejuar të vazhdojnë protestën e tyre, e cila vetëm sa ka nisur.

Të fundit