Flash News

E-TJERA

Sot në GJKKO mbahet seanca për Berishën që "shkelmon" Kushtetutën

Sot në GJKKO mbahet seanca për Berishën që

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të thërrasë sot kryedemokratin Sali Berisha në një seancë të posaçme në lidhje me masën e vendosur ndaj tij “detyrim paarqitje”, sa i takon privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ndërkohë që gjatë pasdites të së hënës oficerë të Policisë Gjyqësore ishin në pallatin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ku siç mësohet, kanë dorëzuar njoftimin e gjykatës për caktimin e masës dhe thirrjen e seancës së marrjes në pyetje.

Berisha ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës që i ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në një intervistë për Euronews Albania Berisha deklaroi se nuk mund të bëjë asnjë veprim që bie ndesh me Kushtetutën.

Unë kam deklaruar se mbështes çdo akt të zbatimit të ligjit nga kushdo, por kur them këtë, unë nuk mund të pranoj kurrë shkelmim të Kushtetutës.

Sali Berisha në vitin 2012 ka dërguar në Parlament amandamentet kushtetuese për heqjen e çdo lloj kufizimi të veprimit të organeve të drejtësisë përballë deputetit, çdo lloj kufizimi, pra me një fjalë tjetër pse e kam bërë këtë? Sepse kam dashur që në Kushtetutë të jenë të gjithë të barabartë para saj,” – u shpreh ai.

Ai shtoi se SPAK, ose siç e quan ai SKAP, ka zbatuar urdhrat e Ramës sepse e njeh atë mbi Kushtetutën, sidoqoftë nëse procesi kalon në parlament, Berisha thotë se nuk do të refuzojë të bëjë gjithçka kërkon ligji dhe Kushtetuta.

Ndërkohë ditën e djeshme GJKKO la në burg dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi teksa i janë sekuestruar 25 pasuri, mes tyre një vilë në Gjirin e Lalëzit.

Të fundit