Flash News

E-TJERA

Sot seanca e radhës për Fredi Belerin, kërkon të betohet si kryebashkiak

Sot seanca e radhës për Fredi Belerin, kërkon të betohet si

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot seancën e radhës për Fredi Belerin, i cili kërkon të betohet si kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Seanca e 12 tetorit u shty pasi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila ka vendosur për kërkesat e të pandehurve të tjerë, si edhe për të drejtën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak.

Seanca pritet të nisë në orën 13:00.

Nga Samiti i Procesit të Berlinit dje në Tiranë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje Shqipërisë te lejojë Belerin të kryejë betimin si kryebashkiak, në të kundërt Athina do të kushtëzojë integrimin e vendit.

Të fundit