Flash News

E-TJERA

SPAK çon për gjykim grupin “Bajri”, planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit

SPAK çon për gjykim grupin “Bajri”, planifikuan vrasjen

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre anëtarë të grupit “Bajri” që planifikuan të ekzekutonin Aleksandër Prendin dhe vetë këtë të fundit.

Sipas SPAK, Aleksandër Prendi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ndërkohë, tre të pandehurit e tjerë akuzohen për sigurim të kushteve për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet tregojnë se ngjarja ka ndodhur më 23 gusht 2024, kur personat e përfshirë, së bashku me të tjerë ende të paidentifikuar, janë nisur me automjete të blinduara drejt zonës së Rranxës në Bushat, ku ndodhej banesa e Aleksandër Prendit. Sipas dosjes hetimore, qëllimi ka qenë eliminimi fizik i tij, ndërsa situata ka degraduar në shkëmbim zjarri mes palëve.

Nga përplasja me armë nuk raportohet për viktima, por janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete të përdorura nga të përfshirët. Mes tyre përmenden mjete të blinduara tip “Audi A8” dhe “Mercedes Benz S600”, disa prej të cilave janë sekuestruar nga policia si prova materiale.

SPAK thekson se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për zbardhjen e plotë të rolit të secilit prej tyre në këtë episod kriminal.

Të fundit