Flash News

E-TJERA

Aksioni i SPAK dhe Antimafias: Vrasja e parukierit italian zbuloi rrjetin e pastrimit të parave, 'Bishja' kryente transfertat

Aksioni i SPAK dhe Antimafias: Vrasja e parukierit italian zbuloi rrjetin e

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme, i cili po kryhet në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimor të Antimafias së Barit, i koordinuar dhe i mbështetur nga Eurojust.

Së pari, hetimet lidhen me vrasjes e shtetasit italian Francesco Diviesti, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Canosa të Pulias.

Për ngjarjen në fjalë, akuzohet Igli Kamberi, koka e grupit kriminal të goditur nga SPAK, i cili bashkë me 4 persona të tjerë kanë vrarë Diviestin, parukieri 26-vjeçar. Ai u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vrarë dhe gjysmë i djegur 4 ditë më vonë.

Kamberi më 8 gusht të vitit 2015 u arrestua bashkë me Artan Belliun, të akuzuar si pjesë e një grupi që kishin planifikuar të vrisnin kryekëshilltarin e Partisë Demokratike të komunës së Barletës, Pasquale Ventura.

Kamberi u aarrestua në korrik 2025 në Hungari. Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e rrjetit kriminal dhe aktivitetit të pastrimit të parave, ku dyshohet se janë transferuar shuma të mëdha nga Italia drejt Shqipërisë.

Këtij grupi kriminal në vitin 2025 iu sekuestruan në Muriqan rreth 700 mijë euro, që thuhet se ishin para të pista, ndërsa hetimi iu la prokurorisë së Shkodrës.

Sipas SPAK, Ergys Kastrati allias Bishja, i arrestuar nga SPAK pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh nga autoritetet shqiptare dhe italiane, në bashkëpunim me gruan e tij, dyshohet se pastronin paratë e pista. 

Bishja u arrestua gjatë një ndërhyrjeje të forcave speciale në një vilë në një zonë rezidenciale në Tiranë.

 

Të fundit