Flash News

E-TJERA

SPAK e çoi për gjykim, Mediu: Behët për interesa që s’kanë lidhje me çështjen

SPAK e çoi për gjykim, Mediu: Behët për interesa që

SPAK mbylli hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe dërgoi për hetim dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediun.

I ftuar në studion e News 24, Mediu tha se çështja është trajtuar me të njëjtën dosje dhe prokuror dhe është risjellë për interesa që nuk kanë të bëjnë me tragjedinë.

“Proces politik dhe mediat që nuk ka të bëjë me çështjen e Gërdecit. Kjo çështje e 2009 është përcjellë pa asnjë shtesë, po me të njëjtën dosje dhe prokurorë, dhe për më tepër nga pikëpamja procedurale është një çështje e parashkruar, dhe sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me tragjedinë. Nuk mund t’i bëj interpretim tjetër.

Kjo çështje sa herë ka pasur zgjedhje është risjellë në vëmendje. Ideja për ta marrë nga hiçi këtë dosje për ta sjellë nga prokurorët e SPAK, ndërkohë që ka qenë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila kur është kërkuar të rihapet çështja ka thënë se nuk ka bazë ligjore, sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me çështjen”, tha Mediu.

Nga ana tjetër ai u shpreh se prokuroria në atë kohë, ndërtoi sipas tij një fabul ku thuhej se demontimet kryheshin me qëllime kriminale, gjë që sipas tij është absurde.

“Prokuroria në atë kohë ndërtoi një fabul se demontimet bëheshin për qëllime kriminale, gjë që është absurde dhe është bërë para se të isha ministër, dhe ka qenë detyrim sipas strategjisë së sigurisë kombëtare. Ishte një bazë ligjore dhe fillon me ligjin për pushtet dhe autoritete. Proceset e demontimeve kanë pasur viktima, nuk ka qenë vetëm në Gërdec. Të tilla janë proceset, me rrezikshmëri jo të vogël. Pas Gërdecit në Poliçan kemi pasur një viktimë në fabrikën e demontimit të municioneve”, pohoi ai.

Të fundit