Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim dosjen e ish-kreut të KPP

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Prokurimeve Publike, për të cilin SPAK kërkoi pushimin e çështjes.

GJKKO i ka lënë 45 ditë kohë Prokurorisë së Posaçme të kryejë veprime hetimore shtesë.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Ai akuzohet për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.

Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur. 

Të fundit