Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë për një sërë veprash penale.

Konkretisht, SPAK ka sekuestruar pasuritë e shtetasit D.D dhe familjarëve të tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.

Sipas SPAK, këta shtetas rezultojnë të dënuar në Belgjikë për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuri të paluajtshme: 9

Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)

Shuma monetare:

Euro: 77,360 €

Lekë: 2,055,000 lekë

Paund britanik: 1,150 £

Orë dore të markave të ndryshme: 52

Bizhuteri: mbi 35 copë

Monedha ari: 32

Pajisje elektronike: 15

Laptopë: 2

iPad: 5

Kamera/aparate fotografike: 8

Sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.

Të fundit