Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës, 390 mijë m2 në Velipojë

SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës, 390 mijë m2

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar tre pasuri të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet në burg pasi u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Me urdhër të SPAK janë sekuestruar 3 pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 m2, konkretisht:

Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregtare …….;

Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregtare ……..;

Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë.

Të fundit