Flash News

E-TJERA

Spanja publikon listën për Botërorin 2026, për herë të parë pa asnjë lojtar të Real Madridit

Spanja publikon listën për Botërorin 2026, për herë

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publike listën përfundimtare me 26 lojtarët që do të përfaqësojnë “La Roja” në Kupën e Botës 2026, që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një statistikë historike: për herë të parë në pjesëmarrjet e saj në Botëror, Spanja nuk ka asnjë futbollist nga Real Madridi në skuadër.

Trajneri Luis de la Fuente ka lënë jashtë disa emra që ishin në pritje të një grumbullimi, përfshirë Dean Huijsen, ndërsa Dani Carvajal nuk ishte pjesë e konsiderimeve që në fazën paraprake. Në mbrojtje, përzgjedhjet kanë shkuar drejt Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Pubill dhe Eric García, ndërsa jashtë listës kanë mbetur edhe Robin Le Normand, Fran García dhe Gonzalo García.

Ky i fundit do të qëndrojë si pjesë e grupit stërvitor dhe pritet të marrë pjesë vetëm në miqësoren ndaj Irakut më 4 qershor.

Në krahun tjetër, Barcelona dominon përfaqësimin në kombëtare me tetë futbollistë në listë: Joan García, Pau Cubarsí, Eric García, Pedri, Gavi, Dani Olmo, Ferran Torres dhe Lamine Yamal.

Ky dominim i lojtarëve të Barcelonës shihet si një pasqyrë e ndryshimeve të ekuilibrave në futbollin spanjoll, teksa mungesa e Real Madridit në një turne të tillë mbetet një precedent historik për “La Roja”.

Spanja publikon listën për Botërorin 2026, për herë

Të fundit