Flash News

E-TJERA

Spiropali ‘teatër’ me Bashën: Memecit i erdhi goja. Zgjidh hallet e ‘shtëpisë’ se Kosovës ka kush i del zot

Spiropali ‘teatër’ me Bashën: Memecit i erdhi goja. Zgjidh

Ndërsa Partia Demokratike e akuzon si vegël në duart e kryeministrit Edi Rama, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zgjedhur të replikojë me ish kreun  PD, Lulzim Basha, pasi kërkoi që çështja kryesore në seancën e sotme në kuvend të ishte Kosova.

Spiropali i kërkoi që të zgjidhin hallet e shtëpisë e më pas të merren me problemet e Kosovës.  

Mund t’i shkojë përshtat ajo thënia në film, “memecit i erdhi goja”, por në këtë rast do ishte zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend edhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit, me kuvendin e Shqipërisë, me rregullat dhe kushtetutën, kur hallin nuk e ka as tek kushtetuta as tek kuvendi, por e ka tek shtëpia e tij dhe për më tepër nuk mundet që nga kjo foltore.

Tentativa për të krijuar një narrativë me heronj dhe tradhtarë me të shitur dhe të blerë, është narativa më e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën, nuk ka më të dëmshme se kjo që për interesat e partisë të fusni Kosovën e Shqipërisë. Ka kush i del për zot Kosovës dhe Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë pastaj merruni më çështjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Problemet që keni po ndikojnë në mënyrë më problematike për çështjet tona , por doni ta eksportoni këtë gjuhë dhe problem edhe në Kosovë. Institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës, edhe Shqipëria i ka dalë Kosovë sepse nuk ka aleatë më të fortë Kosova se Shqipëria . Do jeni aty për ta. Ju zgjidhni problemet tuaja dhe hajde flisni këtu për të zgjidhur hallet e Kosovës”, tha Spiropali.

 

 

Të fundit