Flash News

E-TJERA

Stadiumi vendos plisin, surpriza që i pret tifozët nesër në ‘Air Albania’

Stadiumi vendos plisin, surpriza që i pret tifozët nesër në

Nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet ndeshja e radhës e kombëtares sonë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024, kundër Çekisë.

Në vazhdën e përgatitjeve Federata Shqiptare e Futbollit ka pajisur me qeleshe (plis) çdo stol të stadiumit ‘Air Albania’ . Çdo tifoz duhet ta vendosë kur të jetë në stadium, përveç tribunës ku qëndrojnë tifozët miq.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme dhe përcaktuese për fatin e kombëtares drejt kampionatit europian.

Ndërkohë policia bëri me dije se në kuadër të masave paraprake për ditën e nesërme do të jenë të bllokuara rrugët e mëposhtme:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Të fundit