Flash News

E-TJERA

Gjykata e Strasburgut godet vettingun: Shkarkimi i gjyqtarit Ervin Metalla nuk ishte i justifikuar

Gjykata e Strasburgut godet vettingun: Shkarkimi i gjyqtarit Ervin Metalla nuk

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka konstatuar shkelje në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ervin Metalla, gjatë procesit të vetting-ut.

Sipas vendimit të shpallur më 5 maj 2026, Gjykata ka vlerësuar se largimi i gjyqtarit Metalla nga sistemi i drejtësisë nuk ka qenë proporcional dhe nuk është justifikuar në mënyrë të mjaftueshme në raport me qëllimet e ligjshme të procesit të vettingut, si forcimi i besimit të publikut në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

"Ndërhyrja nuk arriti ekuilibrin e drejtë të kërkuar midis të drejtave të aplikantit dhe interesave publike.Prandaj, ka pasur shkelje të Nenit 8 të Konventës. Gjykata nuk arriti të ndiqte një vlerësim të duhur të proporcionalitetit. Përcaktimi se aplikanti kishte minuar besimin e publikut bazohej në një bazë faktike të paplotë", thuhet në dokument.

GJEDNJ thekson se, ndonëse procesi i vettingut në Shqipëri ka si synim pastrimin e sistemit të drejtësisë, në këtë rast organet shqiptare nuk kanë bërë një vlerësim të plotë dhe proporcional të gjithë karrierës dhe sjelljes së gjyqtarit, duke u mbështetur kryesisht në disa gjetje për deklarimin e pasurisë dhe marrëdhënie financiare me një të afërm.

Sipas Gjykatës, disa nga transaksionet financiare të konstatuara nga organet e vettingut nuk përbëjnë në vetvete shkelje të mjaftueshme të rënda për të justifikuar masën më ekstreme – shkarkimin dhe përjashtimin nga sistemi i drejtësisë.

Po ashtu, GJEDNJ ka vlerësuar se në çështje nuk është provuar në mënyrë bindëse se gjyqtari ka kryer veprime që dëmtojnë besimin publik në drejtësi në atë shkallë që të justifikojnë largimin e tij.

Gjykata ka vendosur që Shqipëria duhet t’i paguajë ankuesit 20,400 euro dëm material, 6,000 euro dëm moral dhe 6,000 euro shpenzime gjyqësore. Po ashtu, ajo ka sugjeruar rihapjen e procesit të vettingut për rastin, nëse kërkohet nga ankuesi.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit