Flash News

E-TJERA

Strehimi i afganëve, Komiteti i Jashtëm i Senatit: Shqiptarët po i tregojnë dhe njëherë botës se çfarë do të thotë "BESA"

Strehimi i afganëve, Komiteti i Jashtëm i Senatit: Shqiptarët po

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez ka reaguar lidhur me vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatët afganë që ndodhen në rrezik nga talibanët.

Përmes një postimi në Tëitter, Menedez ka përshëndetur këtë vendim teksa thotë se populli shqiptarë i tregoi edhe njëherë botës së çfarë do të thotë "besa" - fjalë të cilën e ka shkruar në gjuhën shqipe.

"E përshëndes vendimin e qeverisë shqiptare për t'u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë "BESA". Ju keni respektin dhe falenderimet tona."

Të fundit