Flash News

E-TJERA

Studentët e Mjekësisë dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese padi për ligjin që u mban “peng” diplomat

Studentët e Mjekësisë dorëzojnë në Gjykatën

Studentët e Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri i cili i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të shkollimit për të marrë diplomën, ose në të kundërt do të paguajnë një tarifë “të majme” shkollimi.

Prej tre javësh studentët vijojnë protestat dhe bojkotin kundër ligjit të miratuar nga qeveria. Vetë Ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë përpjekje për të diskutuar me studentët.

Studentët kanë kërkuar heqjen e këtij ligji si dhe shkarkimin e zv/ministres së Arsimit e cila në një intervistë televizive u shpreh se ata studentë që nuk duan të firmosin kontratën e parashikuar të largohen.

Studentët nuk pranojnë të paguajnë tarifën prej 240 mijë lekësh, pasi për 6 vite studimi ata do duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

Të fundit