Flash News

E-TJERA

Studentët e mjekësisë “mbulojnë” godinën e ministrisë së Arsimit me letra higjienike

Studentët e mjekësisë “mbulojnë” godinën e

Studentët e Mjekësisë janë ngritur sërish sot në protestë kundër ligjit të qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, duke i kushtëzuar diplomën.

Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku në shenjë proteste kanë hedhur letra higjienike drejt godinës, si edhe kanë shfaqur posterat me parulla që kundërshtojnë ligjin.

Po ashtu, disa prej studentëve u lidhën me pranga në mënyrë simbolike.

Ata theksojnë se nuk pranojnë të firmosin kontratën për të qëndruar në Shqipëri dhe si të paguajnë tarifën-gjobë që ka përllogaritur qeveria në këtë rast si e studimit të tyre.

Të fundit