Flash News

E-TJERA

Sylvinho i jep lamtumirën kuqezinjve: Ia kemi dalë së bashku, faleminderit!

Sylvinho i jep lamtumirën kuqezinjve: Ia kemi dalë së bashku,

Sylvinho ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i Shqipëria, duke e mbyllur zyrtarisht një cikël rreth tre vite e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Në konferencën për shtyp, trajneri brazilian u shpreh se vendimi është marrë së bashku dhe se kjo periudhë ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm për të dhe për ekipin kombëtar.

Ai falënderoi gjithashtu Federatën Shqiptare të Futbollit, stafin teknik, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke theksuar se marrëdhënia me Shqipërinë dhe Tiranën do të mbetet e veçantë për të.

Sylvinho: Kemi vendosur së bashku të mbyllet ky cikël, një cikël prej tre vite e gjysmë, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar shumë mirë kombëtaren. Më kanë mirëpritur shumë mirë dhe i falënderoj shumë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Falënderoj presidentin për rrugëtimin, për punën. Sigurishtmbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë që e dinë shumë mirë çfarë kemi bërë. Dua të falënderoj gjithë stafin teknik, të gjithë futbollistët të cilët kanë bërë një rrugëtim për 3 vite e gjysmë me në dhe jemi rritur gjithë bashkë. Sigurisht, së fundmi tifozët shumë dashamirës ndaj kombëtares. Për ne ka qenë një shenjë shumë pozitive. Ia kemi dalë të gjitha së bashku. Dua t’iu falënderoj të gjithëve dhe shumë suksese trajnerit të ri Ronaldo.

Të fundit