Flash News

E-TJERA

Sylvinho me një mesazh për të gjithë shqiptarët: Së bashku jemi më të fortë

Sylvinho me një mesazh për të gjithë shqiptarët:

Ndeshja miqësore me Bullgarinë, ishte e fundit për muajin Tetor për kombëtaren shqiptare.

Trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët, qofshin këta tifozë në ekran apo në tribunë.

Sylvinho vlerëson angazhimin maksimal të futbollistëve dhe mbështetjen e tifozave kuqezi.

Mesazhi i plotë i trajnerit:

Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial.

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

Të fundit