Flash News

E-TJERA

Takimi Rama-Kurti, shtrëngim duarsh, por zero komunikim

Takimi Rama-Kurti, shtrëngim duarsh, por zero komunikim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku dhe është pritur nga kryeministri Rama.

Pavarësisht shtrëngimit të duarve me njëri-tjetrin në tapetin e kuq, ata nuk patën asnjë komunikim me njëri-tjetrin aty. Po ashtu, Kurti nuk ka folur as për mediat.

Ndërkohë, Rama u tregua shumë i dashur dhe përqafoi disa nga liderët e BE-së.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.

Të fundit