Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Krejtësisht buzë rrugës, 102 kontejnerë që mbartin 2800 ton mbetje të vërtetuara të rrezikshme toksike, kanë gjetur një hapitat të ri, pranë magazinave ushqimore dhe pallateve të ngritura për banorët e Durrësit, të prekur nga tërmeti tragjik i vitit 2019.
Pas më shumë se një viti qëndrim në fshatin Rinia në Porto Romano, mbetjet u zhvendosën më 29 mars në fshatin Vrinë të Njësisë Administrative Shën Avlash.
“Të hiqen sa më shpejt, nuk janë për vendet e banuara. T’i gjejë një vend bashkia ose ata që i kanë sjellë për t’i vendosur në zona të pabanuara”, thotë për Faktoje.al Bardhyl Zoto, i cili prej tetë muajsh është vendosur në një apartament të ndërtuar për banorët e prekur nga termeti. Mbetjet i sheh me sy të lirë, rruga dhe një kanal moçalor e ndan nga kontejnerët që rrezikun e kanë po aty.

Ditë pas ditësh kompleksi i pallateve po popullohet pasi e gjithë faza e ndërtimit ka përfunduar, po ashtu hyrjet janë shpërndarë dhe ajo që do të gjejnë në këtë kompleks të mirëstrukturuar do jenë mbetjet toksike, aty fare pranë, për të bashkëjetuar me kohë të pacaktuar.
Nga fshati Rinia, “xhiro” në Vrinë
Banorët e fshatit ”Rinia” mbajtën disa protesta dhe kërkuan largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe së fundmi që nga marsi i këtij viti mbetjet janë zhvendosur “për siguri”, në një zonë sërish të banuar, buzë rrugës që lidh Shën Avlashin me Porto Romanon dhe Durrësin dhe po aq pranë kompleksit të pallateve që po banojnë dhe pritet të banojnë të gjithë qytetarët që iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në një qëndrim të mëparshëm për Faktoje.al, inxhinieri kimist, Ahmet Ahmeti, pohon rrezikshmërinë e mbetjeve dhe sugjeroi largimin e tyre nga zonat e banuara. “Materiali në ambalazhet e grumbulluara në ruajtje klasifikohet si shumë helmues (toksik), duhet të largohet sa më parë në vende të sigurta”, thotë Ahmeti. Ai sugjeron se nevojiten rregulla strikte procesit të largimit të mbetjeve për të shmangur katastrofa të mundshme që rrezikojnë mjedisin, ujrat nëntokësore, tokën, ajrin, shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.
“Në përbërje të tyre ka zink, kadmium, plumb, bakër, krom, nikel etj, metale të rënda me pasoja të rrezikshëme që shkaktojnë sëmundje në të gjitha indet e organizmit, deri në ato kanceroze dhe gjenetike”, thotë Ahmeti.
Heshtja institucionale
Në një konferencë shtypi më 10 shkurt të këtij viti, Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj tha se për mbetjet toksike do të shihet mundësia për t’i transportuar në vende të tjera që kryejnë përpunimin e tyre, ose do të shihet edhe mundësia që të asgjësohen në vendin tonë, kundrejt protokolleve të asgjësimit të këtyre lloj mbetjesh.
Faktoje.al iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se çfarë do të bëhet me mbetjet të vërtetuara toksike dhe a ka kapacitet vendi ynë për asgjësimin e tyre (pa ndikim në mjedis) ose nëse kanë tentativa konkrete për të lidhur kontrata me subjekte të huaja të certifikuara për përpunimin e këtyre mbetjeve?!. Të dyja institucionet refuzuan të përgjigjen, ndërsa pas ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ministria e konsideroi se në këtë rast “e drejta informimit është e kufizuar”, pasi sipas saj, çështja është në hetim dhe procedim gjyqësor.
Rreziku në prag të shtëpisë
Kalvari i 2800 ton mbetjesh toksike nisi në gusht të vitit të kaluar kur BAN Organizata mjedisore ndërkombëtare “Basel Action Netëork”, ngriti shqetësimin se në anijen “Molivia” të nisur nga Shqipëria më 4 korrik 2024 nëpërmjet Portit të Durrësit fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Asnjë shtet nuk pranoi ankorimin në portet e tyre të mbetjeve, duke i rikthyer sërish në Portin e Durrësit me 28 tetor të vitit 2024. Që nga ajo kohë, 102 kontejnerët u vendosën në Porto Romano, pranë fshatit Rinia, jo më larg se 200 metra larg zonave të banuara. Prokuroria e Durrësit pas një hetimi të gjatë njoftoi se nga analizat laboratorike të kryera në Itali u zbulua se, “mbetjet përmbanin elementë toksikë me rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, veçanërisht për ekosistemet ujore”. Pas ekspertimit, Prokuroria Durrës konstatoi se “jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis”.
Ajo lëshoi 33 urdhër- arreste, prej të cilëve aktualisht vetëm tetë janë në arrest me burg dhe pjesa tjetër hetim në gjendje të lirë ose detyrim paraqitje. Ndërsa procesi penal po vijon, asnjë zgjidhje nuk është ofruar për 2800 ton mbetje të rrezikshme duke bërë “xhiro” sa në një fshat në një tjetër, gjithnja pranë zonave të banuara. Këtë herë pasojën direkte rrezikojnë ta kenë ata që patën pasoja nga tërmeti i vitit 2019./ Faktoje.al
Të fundit
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06